Bostoni dominon ndaj Indianes në NBA

20:20 | 20/04/2019

Boston Sëlltiks është një nga skuadrat më të mira të plej ofit në basketbollin amerikan. Rekordmenët e titujve kryesojnë 3-0 ndaj Indianës duke qenë pranë kualifikimit

Sezoni i rregullt nuk kënaqi plotësisht, por llogaritë bëhen në fund.

Boston Sëlltiks jo më kot është klubi rekordmen me tituj në basketbollin amerikan, dhe emri I madh duket se po peshon në plej of.

Nëse Golden Stejti, Toronto apo Denveri janë në vështirësi dhe kanë humbur ndeshje, skuadra 19 herë kampione po marshon drejt raundit të dytë.

Triumfoi 104-96 në fushën e Indianës, duke marrë kryesimin 3-0, që do të thotë se është vetëm një ndeshje larg kualifikimit.

Nëse fiton herën tjetër po në Arenën e Indianës, ia del me atë që në NBA quhet “fshesë”.

Rolin udhëheqës e morën pikërisht ata basketbollistë prej të cilëve pritej.

Kajri Irving dhe Xhejlën Braun dhanë shembullin personal, ndonëse edhe shokët e tyre, si Tatëm, Horford, Rozier apo Morris nuk u paraqitën aspak keq.

Irving shënoi 19 pikë, kapi 5 topa në tabela, shërbeu 10 pasime për kosh, vodhi 1 top dhe bllokoi një gjuajtje, duke qenë padyshim numri 1 për miqtë.

Braun, I kthyer në formë në kohën e duhur, shënoi 23 pikë dhe kapi 7 topa në tabela.

Indiana, një skuadër që vjet detyroi Klivlendin e Lebron Xhejmsin të luanin 7 ndeshje në raundin e parë, nuk po gjen dot përgjigje.

As yjet europianë, si kroati Bojan Bogdanoviç dhe lituanezi Domantas Sabonis, nuk po mjaftojnë.

Bostoni nuk jepet favorit për titullin, por ku i dihet, në plej ofin e NBA-së ndodhin edhe çudira./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono