Borisov për Maqedoninë: Po hapjes së negociatave, por jo duke ndryshuar të dhënat historike

21:48 | 30/09/201921:480

Kryeministri bullgar Bojko Borisov ka deklaruar se vendi i tij është pro hapjes së negociatave të anëtarësimit mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por sa i takon Maqedonisë së Veriut, Borisov ka theksuar se kjo nuk mund të ndodhë duke korrigjuar historinë.

Dallimet historike tash për tash nuk janë duke penguar “dritën jeshile” nga Sofja për fillimin e negociatave aderuese mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në, por megjithatë në fazat e mëtutjeshme, sipas Kryeministrit bullgar Bojko Borisov, ekzistojnë mbi 70 instrumente që mund të shfrytëzohen në veçanti në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut, në rast se Bullgaria ka vërejtje, sikurse tani, rreth çështjes së personaliteteve dhe ngjarjeve historike që dy vendet i vlerësojnë se të tyre.

Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë: Me rëndësi të veçantë është të pranohen në BE, por gjithashtu është shumë me rëndësi të kuptojnë se kjo varet nga ata dhe se nuk mund kjo të ndodh në llogari tonë, me rishikim të historisë. Për këtë shkak ne i kemi dhënë të drejtat tona komisionit. Nëse kuptohen një ditë më parë, mirë. Nëse jo, do t’i shohim reagimet e tyre.

Borisov sot ka marrë pjesë në takimin konsultativ rreth kësaj çështjeje, të thirrur nga Presidenti bullgar Rumen Radev, ku është përsëritur se nevojitet një qëndrim me kërkesa të qarta për shkak të mbrojtjes së interesave kombëtare bullgare. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, gjithashtu shfaqi shpresën se komisioni dypalësh, në bazë të fakteve dhe të së vërtetës, do të gjejë zgjidhje.

Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së: Unë mendoj se mundemi shumë shpejt të gjejmë zgjidhje, ndonjëherë ne politikanët duhet t’ua lëmë ekspertizën ekspertëve. Qëllimi është që ta fuqizojmë miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Ne kemi nënshkruar marrëveshje ku pranuam se kemi histori të përbashkët dhe s’do mend se një pjesë e historisë është e veçantë.

Ndërkaq, Denko Maleski, ish-ministër i parë i Jashtëm i Maqedonisë së pavarur, në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, ditë më pare, duke folur për TV Klan, tha se tejkalimi i çështjeve të debatueshme që lidhen me historinë e bullgarëve e të maqedonasve, mes Sofjes e Shkupit zyrtar, është më i vështirë se ai me Greqinë fqinje.

Për paralajmërimet bullgare se Komisioni i përbashkët duhet t’ju japë zgjidhje çështjeve të debatueshme, në të kundërtën Sofja mund të frenojë procesin e integrimit, profesori Maleski thotë se ato duhet marrë me seriozitet.

Denko Maleski, ish-ministër i Jashtëm: Do të thoja se ata e kanë seriozisht, por sikurse dëgjova, nëse Franca dhe Gjermania bien dakord për datën e çeljes së negociatave, nuk do të bëjnë obstruksione. Bullgaria do të dëmtonte shumë politikën e saj sikur t’ju kundërvihet këtyre vendeve të fuqishme, por bullgarët kanë thënë se gjatë negociatave – po, mund të përdorin të drejtën e tyre për të vënë veto.

Komisioni maqedono-bullgar i përbërë nga historian, ambasadorë dhe njohës të lëndës, deri më tani ka arritur pajtim për katër periudha historike, kryesisht të së kaluarës së largët, por jo edhe për figurën kryesore që paraqitet si pengesë, personalitetin dhe veprën e Goce Dellcaveit, që të dyja vendet e vlerësojnë si heroin e tyre. Mbetjet mortore të Goce Dellcevit pas Luftës së Dytë Botërore vullnetarisht u dorëzuan në Maqedoni dhe ata gjenden në oborrin e një kishe në Shkup./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono