Bonusi për bebet, ministrja: Do jepet i plotë

19:25 | 26/09/2018

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë sot që fëmijët që vijnë në jetë nga 1 Janari i vitit 2019 nuk do të marrin më 50 mijë lekë të vjetra, por 8-fishin e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte në Mbrëmjë në ABC News me Mirela Milorin, ku foli për rritjen e bonusit për foshnjat që lindin. Manastirliu u shpreh se sot u bë prezantimi i politikës së re dhe se tani po punohet për skemën se si do të jepet ky bonus.

“Sot u bë vetëm prezantimi i politikës së re. Ne jemi duke elaboruar një skemë se si do të jepet ky bonus. Do të përpiqemi që ta japim në mënyrë të shpejtë qoftë edhe nëpërmjet sistemeve dixhitale që duam të fusim në maternitete”, u shpreh ministrja.

Ogerta Manastriliu tha se bonusi do të jetë i plotë dhe i patatueshëm.

Mirela Milori: “Do të jetë i tatueshëm ky bonus”?

Ogerta Manastirliu: “Ky do të jetë një bonus, skema e të cilit është duke u punuar sëbashku me ekspertët e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe do të jetë një bonus i plotë për familjet”.

Mirela Milori: “Ju e keni vendosur këtë”?

Ogerta Manastirliu: “Ne e kemi vendosur këtë”.

Mirela Milori: “Pra bonusi nuk do të tatohet”.

Kryeministri i vendit tha sot se fëmija i parë i një familjeje do të përfitojë 400 mijë lekë, i dyti 800 mijë lekë, ndërsa i treti 1 milion e 200 mijë lekë. Gjithashtu është përcaktuar bonusi edhe për ata që kanë planifikuar familje të madhe me mbi tre fëmijë. Fëmija i tretë, i katërt, i pestë dhe me radhë janë të gjithë subjekt i bonusit 1 milon e 200 mijë lekë sipas Ramës.

/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono