Bonusi i qirasë dhe ç’po ndodh me të akomoduarit në hotele? Flet zv.ministrja

08:46 | 14/01/202008:460

Ditën e sotme do të mbahet në Tiranë Samiti Rajonal për Turizimin, me ministrat e rajonit. Për të folur për këtë ishte e ftuar në studion e “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, zv.ministrja e Turizimit dhe Mjedisit Ornela Çuçi.

Zv.ministrja u shpreh mes të tjerash se samiti vjen pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa ka qëllim të tregojë se krizat zgjidhen. Sipas saj kjo gjë u tregua me akomodimin në hotele të të prekurve pas tragjedisë natyrore.

Ndërkaq, Demi e pyeti zv. ministren edhe për situatën aktuale për të prekurit nga tërmeti, ku shumë prej tyre ankohen se nuk u mjafton bonusi i qirasë prej 2 mijë lekë të rejash. Por sipas Çuçit, skema ka funksionuar dhe se hotelet po boshatisen.

Pjesë nga intervista:

Sot blidhen të gjitë ministrate rajonit, për të treguar se krizat zgjidhen. Ne e treguam këtë më së miri me akomodimet në hotele.

I gjithë ky samit bën një thirrje të fortë që industria e turizmit është e qendrushme që mund ti vijë në ndihmë cdo vendi në botë që ka një krizë humanitare.

Ju e quani të sukseshme që përdoret hotelet?

Eshtë e pazakonte, hotelet i hapën dyert e tyre pa asnjë pagesë, i kanë mbajtur për shumë ditë pa patur një pagesë. Ka qenë totalisht humanizëm, solidaritet.

Kjo ide erdhi prej qeverisë?

Prej hotelerive bashkë me ministrin Klosin. Turizimi tregon qendrueshmëri shumë të lartë, më krizën humanitare. Në po bëjmë këtë që turizimi shqiptar nuk ka pasur një goditje.

Do ta shfrytëzoni edhe për marketing? Se ti thuash ministrit italian hajde, mund t’ja thuash edhe me telefon…

Samitet për këtë bëhen, jo me telefon. Këto janë eksperieca që patjetër duhet të ndahen mes vendeve.

Tani ju më thatë në fillim që ata u strehuan falas, ndëra tani ka një kosto për secilin, është 2 mijë lekë personi. Ka një llogari?

Numri i banorëve që janë akomoduar ditët e para ka qenë rreth 6 mijë, sot që flasim numri ulet në mënyrë progresive sepse janë duke përfituar edhe bonusin e qirasë. Që nga 3 janari deri sot është përgjysmuar ky numër.

Duhet ta ketë kapur disa milion eruo?

Pas përllogaritjeve të fundit do të ketë një shifër. Ajo ndryshon çdo ditë.

Këta qytetarët që marrin bonus i ndiqni?

Jemi duke folur nga një bonus qiraje, nuk u shpik me tërmetin. Aktualisht për 1 deri në 3 persona jepen 200 mijë lekë të vjetra…

Ia dalin dot se thuhet se janë rritur çmimet e qirave?

E gjithë kjo skemë ka funksionuar. Jam duke u folur për Durrësin në këto momente.

Para disa ditësh ka patur një lidhje me banorët e Thumanës dhe ata thonin se nuk na del bonusi?

Bonusi nuk është për kokë. Unë po them çfarë kemi kaluar në këshillin bashkiak. Unë nuk thashë që gënjejnë, unë po relatoj atë që është marrë në këshillin bashkiak

Ku janë banorët e Thumanës?

Ata që nuk kanë marrë bonusin, janë ende në hotel

Kur do zbrazen të gjitha hotelet?

Ne po punojmë, askush nuk do të donte ta vazhdonte jetën e tij në Golem, nëse jeton në Durrës. Sikurisht që ka nevojë për një shtëpi me qira

Janë strehuar këta njerëz dhe keni paguar 2 mijë lekë për person. Pais këta ikin hotelet kanë nevojë edhe për një pastrim. Hesapi te hoteli mbyllet te 2 mijë lekshi?

Hotelet kanë qenë solidarë, dhe nuk besoj se do të ketë edhe marrëveshje të tilla. Deri tani nuk ka.

Sot mblidhet samiti dhe do u themi sa mirë e bëmë ne këtë punë?

Jo do ndajmë një eksperiencë.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono