Bojkoti i parlamentit, Tabaku: Është marrëdhënie e kushtëzuar

20:23 | 03/12/2018

Jorida Tabaku shprehet që opozita nuk do shkojë në parlament nëse nuk ka reagim për vettingun në politikë. Në emisionin “Mbrëmje Ide” nga Mirela Milori, ajo i dha përgjigje edhe spekulimeve nëse opozita do hyjë në Kuvend më 22 dhjetor për të miratuar reformën zgjedhore.

Mirela Milori: “Spekulime nga PS bëjnë me dije se më 22 Dhjetor do hyni në Parlament sepse do kalojë reforma zgjedhore”.

Jorida Tabaku: “Unë nuk e di që PD të jetë kaq gati me reformën zgjedhore që të insistojë që ta fusë në datën 22 Dhjetor. Do shpresoja shumë. Në fakt është qeveria ajo që duhet të marrë hapat e parë, por nuk më duket aq gati”.

Përsa i përket djegies së mandateve nëse nuk shkojnë në Kuvend ajo tha se “i gjithë grupi parlamentar dhe opozita kanë të njëjtin qëndrim për këtë që deri në momentin që ne kemi një reagim për vettingun në politikë, për propozimin tonë të Vettingut në politikë, ne do vazhdojmë të kemi këtë marrëdhënie me parlamentin. Nuk është bojkot, është marrëdhënie e kushtëzuar”.

Deputetja e Partisë Demokratike dha një përgjigje edhe për rezolutën e Parlamentit Europian, që e cilëson bojkot largimin e opozitës nga parlamenti.

Jorida Tabaku: “Unë e kam lexuar rezolutën. Nuk është se sjell ndonjë gjë të re. Rezoluta përkthen atë që ka nxjerrë Komisioni në Maj për vendimin dhe propozimin për hapjen e negociatave. Fatkeqësisht do kisha dashur ta përshëndes, por nuk sjell asnjë ndryshim nga pikëpamja e arritjes së objektivave që qeveria duhet t’ia kishte vendosur vetes sepse rezoluta thjesht formalizon kërkesat që kishte në Komision dhe tani shkuan në parlament. Në lidhje me bojkotin e opozitës unë dua të sqaroj që nuk bëhet fjalë për bojkot, ne kemi pasur një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin”.

Mirela Milori: “De fakto bojkot thonë ata sepse nuk keni vajtur në parlament që pas pushimeve të verës”.

Jorida Tabaku: “Nuk është e vërtetë. Kemi qenë në komisione, për teatrin, në këshillin e legjislacionit. Është bërë propozimi i paketës tonë për Vettingun tonë në politikë dhe kanë qenë kolegët tanë. Unë besoj që parlamenti më i mirë është me njerëzit”./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono