Bogdani për Rudina Hajdarin: Njerëzit që i marrin kollaj ofiqet, hedhin vickla

21:32 | 12/03/2019

Anëtarja e Këshillit Bashkiak Tiranë Mirela Bogdani ka kritikuar në studion e Provokacijas moslënien e mandatit nga deputetja demokrate Rudina Hajdari, pasi sipas saj ai vendim është marrë hap pas hapi pas diskutimeve në Kryesi, Sekretariat dhe Këshill Kombëtar.

 “Vendimi për djegien e mandateve është marrë hap pas hapi në të gjitha strukturat e partisë. U bë me kryesi e sekretariat dhe këshill kombëtar dhe unë e pashë vetë entuziazmin në PD. Unë atë entuziazëm në PD mu duk sikur kishin fituar zgjedhjet. Pas vendimit fillon masa e kolegjialitetit që është disiplina e partisë”.

Për Bogdanin është e papranueshme që të marrin poste apo mandat deputeti në parti njerëz pa përvojë dhe pa kredencialet e duhura dhe rasti i Rudina Hajdarit  për të është një fenomen i njerëzve të shpërblyer nga partia.

“Ky fenomen që ajo përfaqëson më ka degustuar në kulm si ata fëmijët e përkedhëlur që i bien dhurata dhe gëzon dhe ajo ka extra se nëse të tjerët kishin eksperiencë, kjo s’kishte as dyvjeçare po kishte një legasi të babait të vet.

Njerëzit që në politikë i marrin kollaj ofiqet e pozicionet e larta dhe nuk kanë punuar fort për t’i arrit por si dhurata, ato njerëz hedhin vickla. Kësaj iu dha si shpërblim i një legasie që kishte lënë babai i vet”.

Referuar deklaratës së Rudina Hajdarit se djegia e mandateve i bën dëm vendit, Bogdani ngre pyetjen se përse Hajdari nuk ngriti  asnjëherë në strukturat e PD-së, shqetësimëet se përse u arrit te ky vendim.

“Rudina ka një problem, mezi artikulon dhe ky është një handikap i madh. Tha djegia e mandateve i bën dëm vendit. Po jo me shoqe se n’daç ti dhe n’daç ata të tjerët, pyetja shtrohet ju që vini na kërkoni dhe jepni llogari, nuk bëni pyetje që ky grup politik që erdhi te ky akt ekstrem pse i dogjët dhe e dyta ky pushtet është i dështum i korruptum dhe i kriminaluzium dhe këtë tipen kjo e shprehu ndonjëherë këtë problem brenda strukturave të PD?”.

Bogdani thekson se ka kritikuar listën për deputetë të Bashës dy vjet më parë pasi ka njerëz që përfitojnë nga partia jo vetëm financiarisht por edhe deri te akademia.

“Aso kohe kam thënë që se u diskutua lista e famshme e Bashës dhe u bë shkak për pasoja të rënda të partisë. Unë isha jasHtë dhe nuk e mendoja se do bëhesha pjesë.

Kam kritikuar hapur fare që angazhohen dhe përftiojnë përmes partisë nga ana financiare dhe deri akademike. Këto hyjnë në politikë me 4 klasë dhe bëhen profesorë. Për mua është e papranueshme se unë besoj te riciklimi i elitave”.

Mandati i deputetit është pika më e lartë e karrierës politike, thotë Bogdani që kërkon formim, përvojë dhe kredenciale.

“Mandati i deputetit është pika më e lartë e karrierës politike. Që të shkosh deri te lista duhet të kesh disa kredenciale se mund te kësh punu shumë te baza e partisë, kur nuk ke formim, je me 4 klasë shkollë, rri mirë, bëj atë punën e partisë te baza”.

Kritika Bogdani ka edhe për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që sipas saj është kthyer në një teatër ku nuk diskutohen problemet e banorëve të Tiranës, por është kthyer në zyrë noteriale të bashkisë së Tiranës. /abcnews.al

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono