Boca Juniors nxjerr blof Raiolën: Ibra dëshiron të vijë këtu, rroga aspak problem

11:14 | 30/09/201911:140

Zlatan Ibrahimovic mund të përfundojë te Boca Juniors. Agjenti i bomberit suedez, Mino Raiola mohoi para disa ditësh këto zëra, por e vërteta është ndryshe.

Një zyrtar i klubit të famshëm nga Buenos Aires ka pranuar interesimin për gjigantin e sulmit, i cili feston 38-vjetorin e lindjes në datën 3 tetor. Kontrata me Los Angelos Galaxy përfundon në dhjetor dhe e ardhmja mund të jetë futbolli amerikano-latin.

Është e vërtetë, Ibrahimovic dëshiron të vijë këtu. Është po kaq e vërtetë që jemi në gjendje të realizojmë këtë transferim. Klubi ndodhet në një moment të mirë ekonomik dhe mund të përballojmë rrogën e Ibrës”, konfirmon Jorge Anro për Mundo Boca Radio. Kjo do të ishte një goditje e madhe për Boca Juniors, që ka siguruar më parë edhe shërbimet e Daniele De Rossit, ndërsa Ibra do të shkruante një tjetër faqe të bukur të karrierës së tij të mrekullueshme.

Por më parë duhet gjetur akordi financiar me sulmuesin dhe agjentin e tij. Të negociosh me Mino Raiolën nuk është kurrsesi e thjeshtë, teksa tifozët e Bocës shpresojnë që të triumfojë dëshira e Ibrës për të provuar emocionet e mitikut Bombonera dhe pasionin e tifozëve të zjarrtë argjentinas./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono