Bob Marley për uniformë, rekord shitjesh

10:49 | 27/10/2018

Klubi irlandez i futbollit “Bohemian”, ka vendosur t’i bëjë homazh  mbretit të muzikës rege Bob Marli, duke vendosur portretin e tij në uniformat e tij. Të gjitha bluzat e vendosura në shitje u shitën brenda ditës.

Të jesh original dhe krijues tashmë është një tipar dallues për ekipet që pasurojnë uniformat e dyta dhe të treta me detaje shumë të veçanta. Bohemian, ekipi i futbollit që luan në Serinë A irlandeze, ka çmendur të gjithë tifozët e tij, duke bërë që bluzat e skuadrës të shiten menjëherë, të gjitha. Kjo sepse në pjesën e bardhë të fanelës, përveç tre ngjyrave jeshile, të verdhë dhe të kuqe, ndodhet dhe portretin e Bob Marley, në anën e djathtë. Një homazh mbretit të muzikës rege që në vitin 1980 mbajti një koncert në Delimaunt Park, stadiumin e Xhipsi.

Brenda një dite janë shitur të gjitha bluzat, të cilat u pritën shumë mirë nga tifozët. Klubi dhe sponsori teknik, të habitur nga ky sukses i papritur, po punojnë për të prodhuar më shumë fanella të tilla, që konsiderohen dhe një dhuratë ideale për krishtlindje./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono