Bloomberg gati të sfidojë Trump në zgjedhjet e 2020


22:58 | 14/09/2018

Manjati i medias dhe tre herë kryebashkiak i Nju Jorkut, Majkëll Blumberg është gati të sfidojë Donald Tramp në zgjedhjet presidenciale të 2020-s. Por këtë herë ai nuk do të garojë si një kandidat i pavarur por do rreshtohet në rradhët e demokratëve.

Majkëll Blumberg, tre herë kryebashkiak i Nju Jork dhe në krye të një perandorie mediatike, dëshiron të sfidojë Donald Tramp. Për këtë arsye ai po merr në konsideratë të garojë në zgjedhjet presidenciale të 2020-s në rradhët e demokratëve. Lajmi është raportuar nga disa media amerikane. Blumberg 76 vjeç është përpjekur të shkojë në Shtëpinë e Bardhë dhe në 2008-n, 2012-n dhe 2016-n, por gjithnjë si kandidat i pavarur.

Vitet e fundit manjati miliarder i informacionit ka shpenzuar shuma të mëdha parash në beteja anti Tramp, si për shembull për klimën apo kundër armëve. Por për Tramp lajmet e këqija nuk përfundojnë këtu: ish përgjegjësi i fushatës së tij elektorale në 2016-n, Paul Manafort, është gati të bëjë një marrëveshje me prokurorin që po heton për Russiagate, Robert Muller. Manafort është gati të vetëdeklarohet fajtor duke bashkëpunuar në hetimet që synojnë të vërtetojnë se Tramp ka pasur kontakte me Moskën./abcnews,al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono