Blog

Bring to the table win-win survival strategies to ensure proactive domination. At the end of the day, going forward, a new normal that has evolved from generation.
cifti171.jpg
Autor E13:52 | 13/12/2019

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Xhyrë të Librazhdit, ku çifti i të rinjve Olsian dhe Rezarta Hajdari dyshohet se tentuan që ti jepnin fund jetës, duke u vetëhelmuar.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë.

Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit, dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.

Ndërkohë, pas helmimit të çiftit në Librazhd, policia ka marrë fillimisht në pyetje prindërit e Olsianit për të mësuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë dijeni për ndonjë problem dhe se janë shokuar, kur kanë gjetur vajzën të pajetë.

Prindërit rrëfejnë se nuk kishin dëgjuar për probleme të çiftit dhe se nuk kishin perceptuar ndonjë konflikt apo situatë që mund të çonte në këtë veprim.

“Kishin vetëm 5 ditë të martuar. Nuk na kanë thënë asgjë se kishin konflikt apo probleme me njëri-tjetrin. Edhe para martese nuk dimë të kishin konflikt. Jemi të shokuar nga ajo se çfarë na ndodhi, nuk dimë çfarë të themi“, – janë shprehur prindërit e çiftit para policisë.

Olsi dhe Rezarta Hajdari, përkatësisht 27 dhe 19 vjeç, nga fshati Xhyrë i Librazhdit, janë vetëhelmuar pesë ditë pas martesës, në rrethana të paqarta.

E reja ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit.

Çifti u gjet në gjendje të rëndë në dhomën e gjumit nga e ëma e djalit e cila njoftoi menjëherë të afërmit dhe i dërguan dy të rinjtë në spitalin e Librazhdit.

Për 19-vjeçaren ishte tepër vonë pasi ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, tezja e Olsianit tregoi gjithashtu nga spitali se nuk kishin patur dijeni për probleme të çiftit dhe se gjithçka kishte qenë e papritur.  /abcnews.al

edi-paloka.jpg
R D13:52 | 13/12/2019

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar me ashpërsi pasi Rama vendosi të emërojë Arben Ahmetaj si ministër Shteti për Rindërtimin. “Ky kryeministër kërkon ta vjedhë këtë popull edhe në kulmin e fatkeqësisë”, shkruan ai në rrjetet sociale, duke shtuar se Arben Ahmetaj sa ishte ministër Ekonomie është akuzuar për korrupsion.

Reagimi i plotë i Palokës

E kam thene disa here keto dite; gjithnje ne situata te veshtira e te jashtezakonshme nxjerrin koken spekullante qe perfitojne nga fatkeqesia. Kryesisht ata jane pazarxhinj pa shpirt qe kur shohin qe ka nevoje te shtuar per dicka menjehere rrisin çmimet dhe pazarin!

Fatkeqesia jone eshte se si kryespekullant kemi kryeministrin qe i le ne hije ata qe vjedhin qeset e ndihmave apo rrisin qerate e shtepive per hallexhinjte…

Deri tani Rama ka spekulluar politikisht, duke u perpjekur qe nepermjet propagandes se perditshme, minimalisht ti shpetoje pergjegjesise direkte per kete fatkeqesi dhe viktimat qe solli.
Sot, Rama vertetoi se i eshte “hapur zorra” dhe spekullimin nuk ka ndermend ta lere vetem ne rrafshin politik.

E mbani mend ; nje nga thirrjet e para qe beri Rama ishte per te ndaluar sjelljen e ndihmave materiale dhe ofrimin e mjeteve monetare, parave, megjithese njerzit ishin ne nevoje (jane dhe sot) per ushqime dhe mjete te tjera.

Caktimi i Ahmetajt si personi qe do te menaxhonte ndihmat financiare, ngjalli menjehere reagim jo vetem nga opozita. Ahmetaj eshte nga ish-ministrat me te akuzuar per korrupsion ne nje qeveri dhe administrate qe vetem pak dite me pare u shpall nga organizmat nderkombetare si nje nga qeverite me te korruptuara ne bote.

Por kjo jo vetem nuk e frenon Ramen po perkundrazi si ne çdo rast tjeter, eshte kriter per ta emeruar Ahmetajn prape minister qe do te menaxhoje parate e ndihmave. E kjo ndodh pikerisht diten qe BE vendos per zhvillimin e konferences se donatoreve.
Ne kete moment , ky kryeminister qe e ka cuar vendin drejt rrenimit te gjithanshem ; politik, ekonomik e social po kerkon ta grabise dhe ne kulmin e tragjedise. Shikimi i tij ne keto momente nuk shkon tek njerzit ne fatkeqesi por tek milionat qe shpreson te marre nga bota, jo qe ti perdor per shqiptaret, por si nje mundesi tjeter per te vjedhur.
Emerimi i Ahmetajt eshte prova e nuk ka nevoje per te tjera.

Uroj qe donatoret( sic kane bere deri me sot qe nuk i kane besuar qeverise) te kontrollojne vete e ti vene ndihmat ne funksion te shqiptareve e mos i lene ne dore te grabitqareve. Mekatet e kesaj qeverie me shqiptaret jane boll te renda, mos i lejoni ta bejne dhe kete.

shemsi-prenci-1280x539.jpg
Autor E13:43 | 13/12/2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka emëruar Shemsi Prençin si këshilltar të posaçëm për Emegjencat Civile.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, njofton zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi përmes rrjetit social Facebook.

Prençi ka qenë drejtor i Emegjencave Civile gjatë qeverisë Rama, por u shkarkua një vit më parë. Gjatë detyrë, Prençi ka qenë mjaft i drejtpërdrejt në deklaratat e tija për gjendjen e përmbytjeve, gjë e cila duket se i shkaktoi edhe shkarkimin nga detyra.

Sëfundmi, ai ka bërë deklarata të forta edhe në media në lidhje me tërmetin, ku në studion e Abc Neës u shpreh se në Thumanë ka ndodhur një krim, pasi një prej pallateve që u shemb ishte shpallur i pabanueshëm. /abcnews.al

 

shkembi.png
Veronik Istrefaj13:39 | 13/12/2019

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Kukësit, aty ku ka prekur disa tema në lidhje me këtë takim dhe me skuadrën e tij. Numri një i stolit durrsak foli për problemet në sulm, kundërshtarin e radhës dhe objektivin që ka në këtë ndeshje.

“Të shpresojmë që të rikthehemi te fitoret radhazi, të vazhdojmë të fitojmë. Kemi kaluar një moment jo shumë të mirë rezultatet, nuk dua ta quaj negativ. E mira do ishte të kishim fituar edhe ndeshjet e shkuara. Por kemi pasur probleme në sulm, te shënimi i golit.

Shpresoj që ai gol i Vilës në minutën e 90-të të ketë thyer atë tersin që kemi pasur. Nuk duhet të harrojmë që luajmë me një kundërshtar shumë të mirë, kundërshtar që është ndërtuar për titullin kampion. Personalisht, kam shumë besim tek ekipi im dhe mendoj se do të bëjmë një ndeshje të mirë. Në fakt, kemi probleme me dëmtimet, me kartonë, por kjo nuk do të thotë asgjë, nuk është justifikim. Ne kemi gati 22 lojtarë, të gjithë stërviten për të luajtur.

Mund të duket e çuditshme, por mua më pëlqen kur kemi mungesa, pasi kanë shansin të luajnë ata që kanë pasur më pak minuta. Mendoj se ata që do të luajnë, do të bëjnë maksimumin që të tregojnë versionin e tyre më të mirë në fushën e lojës. Ne prandaj punojmë, prandaj stërvitemi, që të marrim maksimumin, ose të mundohemi të marrim maksimumin. Do të luajmë për ta fituar ndeshjen, duke respektuar në maksimum kundërshtarin. Qëllimi ynë është të luajmë ndeshjen për të fituar dhe për të vazhduar ecurinë e rezultateve.

Nga futbollistët pres që ta mendojnë si një ndeshje radhe, të kenë besim për të mposhtur kundërshtarin, të kenë dëshirë për të fituar. Në fakt, unë dhe ekipi, nuk jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë deri tani. Personalisht, mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mira dhe meritonim pikë më shumë. Megjithatë, nuk është justifikim kjo gjë. Mendojmë se duhet të kishim marrë diçka më shumë dhe duhet të punojmë të rikuperojmë pikët.

Sido që të ishte ecuria e Kukësit, ky duel do të ishte shumë i vështirë. Kukësi ka cilësi, ekip i mirë investuar. Gjithmonë ndeshjet kundër Kukësit, por jo vetëm, do të jetë e vështirë, aq më tepër pastaj që Kukësi është dhe rival i joni. Jemi aty-aty me pikë dhe nuk diskutohet se edhe ata duan ta fitojnë këtë ndeshje”, përfundoi Shkëmbi./abcnews.al

greqi.jpg
in a13:31 | 13/12/2019

Mediat greke raportojnë se një shtetas shqiptar i ka vënë flakën gruas së tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesë në kohën kur dy fëmijët e çiftit nuk kanë qenë aty.

Gruaja e shqiptarit, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka shpërthyer në britma dhe kjo ka bërë që fqinjët të alarmuar të njoftojnë menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet pa humbur kohë.

Fqinjët e çifti shqiptar kanë pohuar se në shtëpinë e tyre dëgjonin shpesh zëra dhe të bërtitur, por ngjarja e fundit i ka lënë tërësisht të shokuar. Dyshohet se arsyet që e kanë çuar shqiptarin drejt këtij vendimi ishte xhelozia.

Duke dëgjuar zërat e gruas dhe duke parë tymin që dilte nga banesa, fqinjët kanë lajmëruar policinë. Kur arritën në apartament, forcat e policisë janë përballur me ngjarjen e tmerrshme. Zjarri i shkaktuar djegie serioze gruas e cila është në gjendje kritike për jetën.

eglima1

/abcnews.al

dq.jpg
in a13:24 | 13/12/2019

E vëmë veten në vendin e një fëmije të vogël dhe mbyllim sytë duke menduar Krishtlindjet, bredhin, zbukurimet, dritat, ëmbëlsirat, në disa raste dhe borë dhe në fund babagjyshi i Vitit të Ri. Ai që sjell dhuratat dhe në vendet më të largëta.

Një postier që nuk njeh trafik, dhe gjtihnjë i mirëinformuar për dhuratat që secili pret. Një i rritur me mjekër, i veshur me të kuqe, dhe me flokët e bardhë. Një personazh i krijuar nga figura historike i cili ulet në slitë, nuk fsheh aspak barkun e tij  të madh, dhe me një zë kumbues. Një ëndërr që nuk duhet prishur, sidomos për më të vegjlit.

E megjithatë motori i kërkimit më i famshëm në botë, duket se nuk e mendon kështu. Pasi puna e tij nuk njeh gënjeshtra. Duke shkatërruar Krishtlinjet e miliona fëmijëve beritanikë. Janë 1.1 milion fëmijët që kanë kërkuar pikërisht në Google: Babagjyshi i Vitit të Ri ekzison vërtet? Të dhënat janë publikuar nga vetë Websajti, ku rezulton se çdo vit mesatarisht 186.900 persona pyesin Google, se sa vjeç është Babagjyshi i Vitit të Ri. 182.300 të tjerë pyesin se ku është Poli i Veriut. Rreth 47.700 kërkojnë për ekzistencën e elfëve dhe nëse drerët e slitës mund të fluturojnë vërtet.

Algoritmet e Google zgjedhin përgjigjen që i përgjigjet më mirë pyetjes së krijuar, duke marrë parasysh sigurinë dhe vërtetësinë e fakteve. Ndërkohë që ka dhe asisentë personal inteligjentë si Aleksa e Siri, të cilat preferojnë të japin përgjigje më krijuese, duke mos konfirmuar por as pohuar të vërtetën. Një lloj diplomacie që në disa raste kontribuon për të bërë magjike Krishtlindjet. Të paktën për më të vegjlit./abcnews.al

n-4-600x360.jpg
So Nila13:24 | 13/12/2019

Një nënë që jetonte vetëm është tronditur kur ka mësuar se kursimet e jetës po ja vidhte shoqja e saj e ngushtë.

Ajo vendosi një kamera të fshehtë në shtëpi dhe zbuloi se shoqja më e mirë e 14 viteve të fundit po i vidhte paratë.

Ngjarja ka ndodhur në Britani, ku Samantha Wood, 27 vjeçe, kapi shoqen e saj më të mirë, Melissa Collier duke vjedhur paratë që kishte në çantë./abcnews.al

safe_image.jpg
So Nila13:20 | 13/12/2019

Është më e lehtë të besosh në magji sesa të kuptosh se si njerëzit mund ta bëjnë një makinë metalike prej 1.000 tonësh të fluturojë lart në qiell. Injoranca shkakton frikë nga gjërat që nuk i kuptojmë. Kjo është arsyeja pse shumë pilotë dhe punonjës të tjerë të kompanive ajrore lirisht ndajnë informacione rreth udhëtimit ajror dhe rreziqeve të përfshira. Ata gjithashtu shpjegojnë pse aeroplanët janë shpikja më e bukura!

Abcnews.al zgjodhi 16 përgjigje për pyetjet më emocionuese dhe të vështira që shqetësojnë çdo person që ka udhëtuar me avion:

16.Si mund të hyjë dikush në kabinë nëse dera është e bllokuar nga brenda?

Ekziston një kod i posaçëm që çdokush duhet të dijë të hyjë për të hyrë në kabinë. Kjo është e nevojshme në raste të caktuara – nëse të dy pilotët humbasin vetëdijen, për shembull. Kapiteni i avionit zbulon kodin përpara fluturimit dhe ia jep ekuipazhit. Pasi të futet kodi, dera do të hapet brenda një minute.

15.A mund të kenë pilotët mustaqe ose piercing?

Mjekër ,mustaqe apo vëth në fytyrë nuk lejojnë që pilotët të veshin siç duhet maskat e ​​oksigjenit. Maska duhet të fiksohet shumë fort në kokë. Kjo është arsyeja pse fytyrat e pilotëve duhet të jenë gjithnjë të pastra. Përndryshe, mund të ketë një situatë që rrezikon jetën e udhëtarëve.

14.Çfarë ndodh nëse të gjithë motorët ndalojnë së punuari?

Gjatë çdo fluturimi, aeroplanët motorët punojnë me levë zero. Nëse po ngisni një makinë me marshe manuale është njëlloj sikur ta lesh në afolio kur shkoni poshtë një kodre, do të jetë situatë e njëjtë. Është shumë e rrallë që motorët mos të funksionojnë plotësisht. Dhe madje edhe në një situatë të tillë, ekziston një mënyrë për të rivendosur përsëri motorët në punë.

13.Për sa kohë funksionojnë maskat e oksigjenit?

Niveli i oksigjenit dhe presioni brenda avionit mbështeten në mënyrë artificiale. Nëse kabina ka presion në një lartësi të madhe, njerëzit fillojnë të asfiksohen: ata humbasin vetëdijen dhe mund të vdesin pa një maskë oksigjeni.

Maska e oksigjenit mund të funksionojë për 10-15 minuta. Kjo është kohë e mjaftueshme që piloti ta ulë avionin në një lartësi ku mund të marrësh frymë normalisht.

12.A flenë pilotët në kabinë?

Afërsisht 56% e pilotëve kanë marrë  një sy gjumë gjatë fluturimit. Për fat të mirë, aevionët modernë punojnë në një mënyrë automatike gjatë të gjithë fluturimit, dhe kontrollorët e trafikut kërkojnë që pilotët të jenë në kontakt gjatë gjithë kohës.

11.Pse avionët ndonjëherë kryejnë disa rrethe para uljes?

Kjo është një situatë krejt normale. Avioni mund të bëjë një rreth të dytë për arsye të ndryshme. Për shembull, mund të ketë një objekt ose një kafshë në pistë, mund të jetë një erë  shumë e fortë, ose aeroporti mund të ndalet përkohësisht për uljen urgjente të një aeroplani tjetër.

Pasagjerët shqetësohen shumë sepse, para uljes së shumëpritur, avioni papritmas fillon të fitojë lartësi. Por në të vërtetë, gjithçka është nën kontroll, dhe kjo është një mënyrë standarde për të bërë një rreth tjetër.

10.Nëse një foshnjë ka lindur në bord, pasaportën e cilit vend do të marrë?

Ka disa mundësi. Fëmija mund të jetë shtetas i:

1.Vendi në të cilin është regjistruar linja ajrore;

2.Vendi mbi të cilin lindi fëmija;

3.Vendi në të cilin u ul avioni.

Në shumicën e rasteve, opsioni i parë është më i popullarizuari, por vendimi merret nga kompania ajrore, duke marrë parasysh ligjin. Disa linja ajrore u dhurojnë foshnjave një bonus: shansi për të fluturuar falas në çdo pjesë të botës gjatë gjithë jetës së tyre.

9.A mund të ulet një aeroplan në mënyrë automatike?

Në aeroplanët modernë, ekzistojnë sisteme kontrolli që drejtojnë aeroplanin nga një lartësi prej 1.000 metrash në ulje në pistën. Gjatë uljes, është e mundur të zgjidhni mënyrën automatike për  uljen, por kjo mënyrë duhet të aktivizohet nga piloti, duhet të kontrollohet gjatë gjithë rrugës dhe të rregullohet nëse është e nevojshme.

8.Një ulje e ashpër në ujë ose në tokë – cila është më e sigurt?

Kjo varet nga modeli i aeroplanit. Në shumicën e rasteve, është më e lehtë të ulesh në tokë. Uji do të përmbysë një aeroplan shumë shpejt, dhe gjithashtu ulja është “më e ashpër” për shkak të densitetit dhe qëndrueshmërisë së tij. Sipas statistikave, shanset për të mbijetuar janë më të larta kur zbarkoni në tokë sesa në ujë.

7.Çfarë hanë pilotët gjatë një fluturimi?

Ekziston një menu e veçantë për pilotët me disa pjata nga të cilat mund të zgjedhin. Nëse kapiteni preferon mishin e pulës, atëherë piloti do të marrë peshk ose një mish tjetër. Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur helmimin nga ushqimi nga të njëjtët përbërës.

6.Pse pilotët ndonjëherë fluturojnë së bashku me pasagjerët?

Ndonjëherë pilotët duhet të fluturojnë nga një aeroport në tjetrin së bashku me pasagjerët. Në bord, nëse ata kanë veshur një uniformë, ata nuk mund të flenë, të hanë ose të shikojnë filma të veshur me kufje para udhëtarëve. Një pilot duke e bërë këtë gjë mund të ngatërrojë udhëtarët ose madje të shkaktojë panik.

5. Cila është më e keqja: goditja e një zogu, të qenit në një stuhi breshri, apo goditja nga rrufeja?

Rrufetë shpesh godasin aeroplanët, por pasagjerët as që e vërejnë atë. Në raste shumë të rralla, kjo mund të çojë në një ulje të avionit. Por pilotët kanë udhëzime që rindezin të gjithë elektronikën në aeroplan, dhe fluturimi vazhdon si zakonisht.

4.Pse ka spirale në turbina?

Turbinat mund të funksionojnë pothuajse pa bërë zhurmë fare. Nëse i afroheni dikujt kur është duke punuar, do të shtyheni disa metra larg dhe mund të lëndoheni seriozisht. Pas një seri aksidentesh, turbinat  kanë spirale ose shenja të veçanta në qendër, në mënyrë që njerëzit të shohin nëse motori është i fikur.

3.A mundet një person i zakonshëm të ulë një aeroplan?

Nëse flasim për një aeroplan modern, këtu ka shanse të mira suksesi. Një eksperiment i fundit në një imitues fluturues pati sukses. Në pjesën më të madhe, kjo ndodh  falë sistemeve kompjuterike që do të udhëzojnë dhe zbarkojnë aeroplanin pasi personi në kabinë merr udhëzime përmes radios se çfarë të bëjë.

2.Pse nuk u japin parashutë udhëtarëve?

Kjo tingëllon e çuditshme, por një parashutë ka të ngjarë të mos ju shpëtojë jetën nëse avioni fillon të rrëzohet. Në mënyrë që të hidhen nga avioni dhe të mos lëndohen, një aeroplan duhet të fluturojë ngadalë dhe jo më lartë se 16,000 metra.

1.A janë të frikësuar pilotët nga fluturimi?

Rrëzimi i aeroplanit më të madh në histori nuk ndodhi në qiell; ndodhi në tokë. Në 1977, 2 aeroplanë u përplasën në pistë, dhe 583 njerëz vdiqën. Sipas statistikave, shumica e incidenteve ndodhin gjatë 3 minutave të para pas ngritjes dhe 8 minuta para uljes. 95.7% e njerëzve që kanë qenë në një aksident avioni kanë mbijetuar./Përgatiti: Sonila Backa-abcnews.al

Inter-Tifoze.png
Klejdi Kaimi13:18 | 13/12/2019

Humbja me Barcelonën në Champions, e cila solli dhe eliminimin e Interit, i shokoi të gjithë tifozët interistë që besonin shumë tek ekipi i tyre i zemrës. Por, drejtuesit e klubit kanë vendosur që në merkaton e janarit të mos ti zhgënjejnë tifozët e tyre. Emri i madh i cili po qarkullon orët e fundit është ai i Erling Braut Haaland.

Norvegjezi ka shkëlqyer këtë sezon sidomos në Champions League, ku 19-vjeçari e gjeti rrugën e rrjetës 8 herë në 6 ndeshje. Gjithashtu zikaltrit po mbajnë kontakte të vazhdueshme me Flamengon për sulmuesin Lincoln. 18-vjeçari brazilian cilësohet nga mediat në Brazil si një nga talentet më të mëdha që Brazili do të ketë në të ardhmen.

Dejan Kulusevski dhe Marcos Alonso vazhdojnë të mbeten objektivat kryesorë të Interit. Milanezët janë në bisedime dhe me lojtarin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbullën, i cili ka zhvilluar paraqitje pozitive me Hellas Veronën këtë sezon në Seria A. Emra të tjerë që lidhin me Interin janë Sandro Tonali, Federico Chiesa si dhe Juan Musso, të cilët janë nën vëzhgimin e drejtuesve zikaltër. /abcnews.al

Erling Braut Haaland

 

borizane33.jpg
in a13:12 | 13/12/2019

LSDM dhe BDI, dy partitë në koalicion qeveritar në Maqedoninë e Veriut, nuk bien dakord për ndryshimin e kodit zgjedhor. Kryeministri Zoran Zaev thotë se ky është konfrontimi i parë mes partnerëve të koalicionit LSDM dhe BDI, por vë në dukje se koalicioni qeveritar është krijuar në bazë të programeve të shëndosha, dhe se funksionon mirë edhe krahas qëndrimeve të ndryshime për disa çështje.

VMRO-DPMNE me mbi 1.000 ndërsa BDI me 500 amendamente bllokojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të cilat gjenden në procedurë parlamentare. Ndërkohë, LSDM mbështet ndryshimet me të cilat propozohet një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, dhe kërkon nga VMRO-DPMNE dhe BDI t’i tërheqin amendamentet dhe të hapet debat.

“Këtu do të jetë konfrontimi i parë, ne kemi paralajmëruar një njësi zgjedhore, do të luftojmë deri në fund. Debatin për amendamentet duhet ta shfrytëzojnë si të drejtën e tyre. Por, ne do të mbijetojmë, unë bëra thirrje që në Parlament të luftojmë, të shohim sa prej përfaqësuesve të qytetarëve të shprehur me mandate janë për ndryshim të modelit zgjedhor dhe gjithsesi këtu do të votohet”, deklaroi Zaev për pesë mijë amendamentet e parashtruara nga BDI.

Çdo bllokim, sipas tij, duhet të sqarohet para qytetarëve.

Grupi i deputetëve të BDI-së ka parashtruar pothuajse 5.000 amendamente për propozim – ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Artan Grubi nga kjo parti tha se këto rregulla të lojës duhet të miratohen për të gjitha partitë politike në mënyrë konsensuale, në pajtim me të gjitha partitë politike.

Ministrja maqedonase e Drejtësisë Renata Deskoska ka thirrur një takim me të gjitha partitë parlamentare, por edhe jashtëparlamentare dhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të institucioneve të tjera, ku do të bisedohet për gjetjen e një modeli më të mirë të mundshëm zgjedhor dhe Kodit Zgjedhor. Këto zgjidhje, sipas saj, do të duhej të formulohen në mënyrë konsensuale në Propozim-ligjin dhe të miratohen nga të gjithë.

VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar afro 950 amendamente për Propozim-ligjin për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, bëri të ditur Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE. Milloshovski tha se VMRO-DPMNE-ja ka qëndrim parimor se secili Kod Zgjedhor duhet të miratohet me koncensus sa më të gjerë partiak dhe sa më larg momentit zgjedhor. Ai konfirmoi se VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar rreth 600 amendamente të Ligjit për një njësi zgjedhore dhe po aq amendamente për propozim-ligjin që ka të bëjë me listat zgjedhore.

Sipas propozuesve të një njësie zgjedhore dhe lista të hapura, ndarja aktuale në gjashtë njësi zgjedhore favorizon partitë e mëdha politike, duke penalizuar partitë më të vogla dhe të pavarurit. Partitë e vogla vlerësojnë se vendosja e një njësie zgjedhore pa prag zgjedhor dhe lista të hapura do të sigurojë pluralizëm politik dhe demokraci./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono