Bllokohet karburanti ku ndodhi shpërthimi në aksin Lezhë-Milot

13:30 | 27/08/201913:300

Karburanti në aksin Lezhë-Milot, ku ndodhi shpërthimi i bombolës së gazit dhe për pasojë u plagosën 7 persona është bllokuar nga Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial. Sipas këtij institucioni, karburanti nuk do të lejohet të vazhdojë punën, pasi nuk përmbushte kushtet teknike.

Inspektoriati Shtetëror Teknik Industrial ka bllokuar piken e karburantit Lezhë-Milot, pak ditë pasi depozita e gazit shpërtheu duke shkaktuar 7 të plagosur.

Sipas ISHTI pas verifikimeve të kryera nga grupi i punës rezulton se kjo pikë nuk i plotëson kushtet e sigurisë, ndërsa do të operohet edhe me sanksione të tjera që parashikon ligji ndaj subjektit.

Mbrëmjen e së shtunës në këtë pikë karburanti shpërtheu një depozite me 5 mijë litra gaz ku mbetën të plagosur 7 persona mes tyre edhe dy fëmijë si dhe u dëmtuan 10 automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.

Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja ndodhi pas rrjedhjes së gazit në momentin e furnizimit të një automjeti./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono