Bllokimi i akseve rrugore nga opozita, a është zgjidhje?

21:08 | 01/05/2019

Aksioni i radhës opozitar, ai i bllokimit të akseve nacionale është diskutuar në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi në një panel me Enton Abilekajn, Gjergj Bojaxhiu, Endrit Brahimllarin dhe Julian Zylajn.

Në këndvështrimin e Abilekajt, opozita ndryshoi vendodhjen dhe strategjinë që të bllokonte rrugët e Shqipërisë, për të krijuar një situatë jo të qëndrueshme dhe jo normale,pasi protestat u bënë rutinore. Dhe në këtë pikë sipas tij kjo ide është dhënë.

“Përqëndrimi i revoltës së gjerë popullore ishin synimet para të opozitës, pati pjesëmarrje të lartë për të dhënë përshtypje që ka mbështetje popullore. Dhe pasi u bënë rutinore opozita ndryshoi vendodhjen edhe strategjinë që të tregontë rruget e Shqipërisë, zgjodhi kryqëzimet kryesore dhe tani ka shtuar kryqëzimet dhe deri në 9 maj, dy ditë para protestës.

A ia ka arritur qëllimit? Është e vëhstirë të përcaktohet qëllimi për të krijuar një situatë jostabel dhe jonormale ideja është dhënë”.

Nga ana e tij Bojaxhi theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për këtë qeveri të korruptuar, por opozita nuk ofron asnjë alternativë. Sipas tij protestat janë të militabntëve të partive dhe jo popullore.

“Mirë është të ritheksojmë kontekstin se shumica e shqiptarëve nuk ka dyshim se sa qeveri të korruptuar Shqipëria. Shqetësimi i qyetarëve është që duan një ndryshim dhe opozita nuk ofron zgjidhje ka të njëjtët njerëz është i njëjti model që ka PS dhe PD në kohën e Berishës.

Në këtë kontekst problemi ynë nuk është se po protestohet ngaqë nuk e dimë, problemi është që qytetarët nuk kanë alternativë politike dhe këto lloj protestash janë të militantëve të partive dhe jo popullore. Janë të organizuara nga strukturat e partive. Në kushtet ku jemi po harrojmë të diskutojmë pse partia kryesore opozitare nuk arrin të ndryshojë dhe të ofrojë alternativë ndryshe ekzekutive dhe kur nuk e bën tani që shtë opzitë nuk do e bëjë në pushtet.

Instrumentat e opozitës? Është e drejta e çdo qytetari të protestojë, por taktikat e bllokimit të rrugëve janë një mënyrë për të treguar që nuk është mbështetje masive. Është një taktikë dhe shqetësimi im është konteksti, thelbi që nuk po zgjidhet”.

Ish-deputeti i LSI-së Brahimllari tha se opozita ka shkuar në këtë situatë pasi nuk pati ansjë alternativë tjetër, ndërsa theksoi se zgjedhje me Ramën kryeministër në 30 qershor nuk do të ketë.

“Shqipëria është në krizë të thellë. Opozita ka shkuar në këtë situatë pas përpjekjeve për dialog”.

A është ky instrument që do çojë drejt synimit të saj?

“Opozita e ka realizuar këtë. Zgjedhje me Ramën kryeministër në 30 qershor nuk do ketë. Protestat kombëtare të opozitës që bëhen me pjesëmarrje masive vjen për shkak të revoltës kundër qeverisë. Protestat nuk janë politike, por në sajë të revoltës popullore. Qyetarët ndalojnë dhe fikin makinën i bashkohen protestës. Fundi i Edi Ramës është në grahmat e tij. Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa opozitën në 30 qershor”.

Ndërsa këshilltari i Ministrisë së Jashtme Zylaj thekson se PD nuk frymëzon dot asnjë shqiptar, është pa ide dhe pa vizion dhe po shkon drejt së shkuarës me metodat që përdor

“Ajo që po bën PD është që është një parti drejt së shkaurës, janë të gjitha metoda të përdorura në të shkuarën dhe kreativitei i PD shkon deri këtu sa të përsërisë gjëra që ka bërë. Konfirmojnë faktin që PD është pa ide pa vizion dhe nuk frymëzon dot asnjë shqiptar”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono