Blindohet Greqia, në prag të vizitës historike të Erdogan


12:28 | 06/12/2017

Gjatë vizitës historike në Greqi të enjten dhe të premten, policia Greke ka vendosur në gatishmëri 2.800 oficerë për ruajtjen e Presidentit Turk.  Gjithashtu, gjatë itenerarit Erdogan do jetë nën ruajtjen e forcave speciale dhe agjentëve antieksploziv.

Çdo manifestim ose protestë është ndaluar në Athinë gjatë vizitës së Presidentit Turk.

Erdogan do të shoqërohet nga 200 oficerë të forcave të sigurisë Turke. Ndërkohë, më shume se 60 oficerë turkë janë vendosur në Athinë që ditën e hënë dhe 60 të tjerë në Komotini ku Erdogan do takohet me përfaqësues të minoritetit Mysliman ditën e premte.

Masa të larta siguria janë vendosur edhe gjatë ditës nga policia Greke. Shkak është bërë protesta në lidhje me 9-vjetorin e vrasjes së një studenit nga një agjent policie në 2008. Mbi 2.500 oficere police janë caktuar për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e kryeqytetit gjatë së mërkurës.

Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve ka zhvilluar takimet përfudnimtare ndërmjet Forcave Greke te Sigurise dhe atyre Turke ditën e martë. Ky ishte edhe finalizimi i planit për vizitën e parë historike në Greqi të një Presidenti Turk që prej 65-vitesh./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono