Blerjet online, Shqipëria e fundit në Evropë

16:31 | 02/01/2019

Shqipëria është vendi që përdor më pak teknologjinë në Evropë për blerje online. Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje të tilla, vetëm 15 përqind i janë drejtuar shërbimeve që ofrohen nëpërmjet internetit.

E gjithë bota po përqëndrohet tek teknologjia, përfshirë edhe blerjet online. Por Shqipëria është jo larg, por shumë larg veprimeve online duke u renditur e fundit ndër vendet anëtare dhe kandidate të BE-së për blerjet online. Shqipëria është vendi me përqindjen më të ulët të blerjeve online në krahasim me vendet e Bashkimit Europian dhe kandidatëve për anëtarësim.

Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, 85% e të pyeturve kanë deklaruar se nuk kanë kryer blerje online dhe 15% kanë deklaruar se kanë bërë blerje online. Ndër vendet kandidate përqindjen më të ulët të blerjeve online pas Shqipërisë e ka Maqedonia, ku vetëm 25% të të anketuarve kanë deklaruar se kanë kryer blerje online. Në Malin e Zi, Serbi dhe Turqi, përqindja e të anketuarve online që kanë deklaruar se kanë bërë blerje online varion nga 31 në 34%.

Mesatarja e të anketuarve në Bashkimin Europian që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online është 67%. Vendet e Bashkimit Europian me përqindjen më të lartë të blerjeve online janë Suedia me 85%, Mbretëria e Bashkuar me 84%, Danimarka dhe Holanda me 83%, Finlanda me 76%. Ndërsa vendet anëtare të Bashkimit Europian që kanë shënuar përqindjen më të ulët të të anketuarve që kanë deklaruar se kanë kryer blerje online janë Kroacia me 33%, Rumania dhe Portugalia me 36% dhe Greqia me 37%. Ndërsa shqiptarët në vend të një kliku vazhdojnë të përzgjedhin hyrjet daljet nga një dyqan në tjetrin./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono