Biznesi gjerman rrit vlerësimin për klimën e biznesit


19:23 | 07/05/2018

Biznesi gjerman ka një vlerësim në rritje për klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Por shqetësim për ta mbetet reforma në administratë dhe barra e taksave. Të dhënat u prezantuan nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri.

Perceptimi i biznesit gjerman për situatën ekonomike në Shqipëri është përmirësuar krahasuar me një vit më parë. Dy të tretat e kompanive gjermane që operojnë në vendin tonë janë shprehur “mirë” ose “kënaqshëm” mbi mjedisin e të bërit biznes. Në rritje është raportuar edhe ecuria e të ardhurave të tyre, ndërsa dy faktorët të vlerësuar më pozitivisht janë kostoja e punës dhe produktiviteti i punonjësve.

Hartmut Jarosch, Dhoma gjermane e Tregtisë: “Më shumë se gjysma e tyre, 56%, mendojnë se do të rriten të ardhurat e kompanisë që kanë në Shqipëri. Indikatori më i lartë në vite.”

Në përkeqësim janë tre indikatorë: barra e taksave, sistemi dhe administrata tatimore dhe administrata publike. Ndërsa Shqipëria vijon të mbetet e fundit mes 20 vendeve të Europës qendore dhe lindore si atraksion për destinacion investimesh. Megjithatë 77% e bizneseve janë shprehur se janë të gatshëm të investojnë sërish në Shqipëri. Pyetjes se a pret ndryshime komuniteti i sipërmarrësve gjermanë nëse do të kishte një dritë jeshile për hapjen e negociatave zgjodhi t’i përgjigjej e dërguara me punë në Tiranë Anke Holstein.

Anke Holstein: “Kjo pyetje duhet të na bëhet 10 vjet më vonë, sepse tani po flasim për hapjen e tyre. Deri në procesin e antarësimit, tregu shqiptar duhet të përgatitet për trysninë e atij europian.”

Holstein tha se Gjermania nuk e ka ende një qëndrim nëse do të votojë pro hapjes së negociatave e se për këtë do të shprehet parlamenti. Ajo nënvizoi se faktor vendimtar në këtë qëndrim do të jetë shteti ligjor, reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit e korrupsionit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono