Biseda me Ronaldon, Lukaku tregon prapaskenat e Serie A

16:06 | 23/12/201916:060

Transferimi tek Interi i ka bërë shumë mirë Romelu Lukakut. Bomberi belg ka shënuar 14 gola deri në këtë fazë të sezonit dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë pozitive.

Sulmuesi ka dhënë një prononcim interesant për New York Times, aty ku flet për cilësitë e tij dhe kalimin tek Interi. Lukaku analizon edhe Serie A, teksa zbulon se çfarë i tha Cristiano Ronaldo në lidhje me këtë kampionat specifik.

CILËSITË – “Kam një driblim të mirë dhe ia dal të lë pas kundërshtarin. Më kujtohet një koment i një gazetari në Angli. U shpreh se United nuk duhet të më kishte blerë, sepse nuk isha një lojtar inteligjent. Emra si Henry, Rashford, Martial dhe Anelka, janë cilësuar si lojtarë teknikë dhe cilësorë. Disa lojtarë shihen gjithmonë me një sy të veçantë”.

INTER – “Erdha tek Interi, sepse doja të nisja gjithçka nga zero dhe të rregulloja reputacionin tim. Nuk mbaj mëri ndaj kampionatit anglez, Britania është treguar e mirë me mua”.

SERIE A – “Ronaldo më ka thënë se është kampionati më mbrojtës dhe i fortë në botë. Më tregoi se ka shënuar kudo, por në Itali ka hasur vështirësitë më të mëdha për të gjetur golin. Kur mendon kështu një lojtar i tillë, i bie të jetë realisht shumë i vështirë. Është kampionat më i komplikuar se Premier League. Në ishull ka shumë intensitet, por këtu luhet një futboll komplet tjetër”.

RACIZMI – “Jam përballur shumë herë me situatat e racizmit, por arrij ta çliroj në fushë zemërimin e krijuar”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono