Bill Clinton: Krenar për Kosovën, e dua këtë vend

12:30 | 12/06/201912:300

Ish-presidenti i Amerikës Bill Clinton ka mbajtur një fjalim emocionues në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

“Një rrëfim i shkurtër për të kaluarën. I falënderoj qytetarët e Kosovës për këtë mikpritje dhe mirësjelljen që ma bëtë mua dhe familjes. Më pëlqen shumë dhe e dua këtë vend dhe gjithmonë do të jetë nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe për liri. Shumë mirënjohës që kemi qenë pjesë e asaj beteje, bashkë me Albright dhe gjeneralin Clark. E kam një poster të vogël në zyrën time në Nju Jork dhe të gjithë jemi në atë fotografi dhe çdo ditë që e shoh atë fotografi, ia kujtoj vetes se çka ka qenë qëllimi kryesor i politikës dhe cili ka qenë justifikimi i përdorimit të forcës. Më kujtohet edhe fytyrat e qytetarëve kur ishim në Ferizaj.  Atë ditë thash, 79 ditë të bombardimeve të NATO-s e kanë fituar këtë luftë dhe ju fituar lirinë. Unë nuk kam dashur që shekulli XX të përfundojë me gabime, me gjakderdhje”, tha ndër të tjera Clinton./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono