Bilisht/ Sulmohet xhamia, autorët thyejnë dritaren por nuk vjedhin

15:41 | 17/10/2018

Xhamia e qytetit të Bilishtit është dhunuar gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure. Personat, që ende nuk janë identifikuar nga policia lokale, kanë thyer dhe dëmtuar një prej dritareve të objektit të kultit, por nuk kanë mundur të hyjnë brenda xhamisë. Arka e xhamisë, por edhe sende me vlerë nuk janë prekur, ndërsa kreu i myftinisë së Devollit, ngre shqetësimin se dhunimi dhe vjedhja e objekteve të kultit po kthehet në një fenomen shqetësues në juglindje. Xhamia e Bilishtit është i dyti objekt kulti, që është sulmuar gjatë ditëve të fundit, por policia ende nuk ka rënë në gjurmë të autorëve, të cilët dyshohet të jenë endacakë./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono