Bilardisti shqiptar kampion europe

22:50 | 04/05/2019

Shqiptari Eklent Kaçi është shpallur kampion europe në bilardo në kampionatin që po zhvillohet në Trevizo të Italisë. Eklenti ka fituar në të kaluaren 3 medalje bronzi dhe 2 argjendi.

Një kampion Europe edhe për shqiptarët në sportin shumë të frekuentuar të bilardos. Bilardisti Eklent Kaçi është shpallur kampion Europe për herë të pare duke ia dalë të triumfojë në kampionatin europian që po zhvillohet në Trevizo të Italisë. Sfidat në këtë kompeticion ai i nisi me humbje, por më pas në shansin e dytë nuk gaboi më dhe shkoi deri në finale.

Aty iu desh të sfidonte Ralf Soquet, fitues i 22 medaljeve të arta në Europian. Shqiptari Kaçi e çoi ndeshjen në 6-1. Gjermani reagoi dhe ndeshja shkoi në 7-6 për bilardisti shqiptar, i cili nuk gaboi më dhe triumfoi edhe në lojën e tetë, duke u bërë për herë të parë kampion Europe në disiplinën 8-Ball.

Në të shkuarën e tij bilardisti Kaçi ka arritur të fitojë pesë medalje, 3 bronzi dhe dy argjendi. Të gjitha këto gjatë kampionatit Europian për paratërinj (deri në 17 vjeç). Ndërkohë për të situatat në lojë nuk kanë shkuar mirë në disiplinën 10-Ball.

Aty është eliminuar në raundin 1/32, duke e mbyllur në vendin e 71-të. Pritet që të zhvillohet gara edhe për disiplinën 9-Ball, në të cilën Kaçi synon të marrë medalje. Sidoqoftë përpos kësaj, në disiplinën 8-ball ai arrin të jetë numër 1 në Europë dhe të regjistrojë një rezultat historik.  /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono