Bilanc tragjik i jetëve të humbura nga ngjarjet kriminale dhe aksidentet

18:05 | 16/08/2018

Ngjarjet kriminale dhe aksidentet kanë marrë jetën e të paktën 25 personave në Shqipëri gjatë dy javëve të para të muajit gusht. “ABC News”. Shifra e denjë për një bilanc lufte është një këmbane alarmi për institucionet dhe për vetë qytetarët.

Numri i jetëve të humbura gjatë dy javëve të para të muajit gusht në Shqipëri ngjan me një bilanc të vëtetë lufte. Në harkun kohor të 15 ditëve janë shënuar të paktën 25 viktima, pasojë e ngjarjeve kriminale dhe aksidenteve.

Situata kulmoi në 10 gusht. Në Resulaj të Vlorës u shuan në mënyrë tragjike 8 persona anëtarë të dy familjeve, mes të cilëve edhe dy fëmijë të mitur. Sipas prokurorisë së qytetit bregdetar ata u qëlluan me kallashnikov nga 24 vjeçari Ridvan Zykaj, me të cilin kishin edhe lidhje gjaku. Zykaj u arrestua nga policia gati 12 orë pas ngjarjes dhe ishte vetë ai që tregoi armën e krimit, një kallash i mbetur nga viti 1997. Ai tha se ishte akuzuar me patëdrejtë nga një prej viktimave për vjedhje pulash.

Mëngjesin e të njëjtës dite, dora e krimit shkaktoi një viktimë në Shkodër. Fatbardh Lici, 53 vjeç u qëllua me breshëri plumbash teksa ishte duke pirë kafen e mëngjesit në një nga baret e zonës së njohur si ish-Poçeria në lagjen Kiras.

Përtej ngjarjeve kriminale, dhjetra jetë u prenë në mes nga aksidentet rrugore.

Më tragjiku ishte ai i datës 5 gusht në Kamëz. 38 vjeçarja Rozina Koleci humbi kontrollin e mjetit tip “Benz” me të cilin po udhëtonte nga Tirana drejt Kamzës. Ajo përplasi fillimisht një çiklist dhe më tej doli në trotuar duke marrë para një grua dhe dy vajzat e saj të mitra në trotuar. Nga përplasja humbën jetën ciklisti dhe një vajzë 7 vjeçare, ndërsa u plagos motra dhe nëna e saj.

Viktimë e një aksidenti rrugor përfundoi në 11 gusht në Divjakë edhe një fëmijë 6-vjeçar.  Ai u përplas nga një automjet i drejtuar nga një 35 vjeçare nga Tirana.

Veç këtyre dy ngjarjeve në aksidentet të tjera të shënuara në akse rrugore të vendit kanë vdekur tetë persona, drejtues mjetesh dhe këmbësore, si edhe plagosur disa të tjerë.

Në 9 gusht një adoleshent 14 vjeçar u fut të lahej në ujërat e lumit Mat pa mundur të dilte i gjallë nga aty, ndërsa një 58 vjeçar i nisur drejt Italisë me traget humbi jetën pas një komplikacioni shëndetësor.

Bilanci në fjalë është një këmbanë alarmi, jo vetëm për institucionet, por edhe për qytetarët shqiptarë. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono