Bierhoff: I drejtë shkarkimi i Giampaolos, kam një mesazh për Maldinin

15:42 | 10/10/201915:420

Oliver Bierhoff ka qenë një ndër sulmuesit më të fortë me kokë në historinë e futbollit. Gjermani u aktivizua tre sezone me Milanin, gjatë viteve 1998-2001. Në një prononcim për Sportmediaset, menaxheri i kombëtares gjermane e quan të drejtë shkarkimin e Giampaolos dhe ka një mesazh për Paolo Maldinin.

Ndoqa pak derbin me Interin, por nuk e kam parë shumë Milanin. Rezultatet nuk po vijnë dhe vështirësohet puna për përgjegjësit kryesorë. Nëse nuk ekziston besimi te trajneri, është më mirë që ta shkarkosh.

Sheva, Maldini, Bierhoff

Shpresoj ta marrin veten. Maldini? Ai duhet ta ndjejë zgjedhjen e duhur brenda vetes, edhe pse më pas vijnë kritikat. Paolo duhet të vazhdojë përpara në rrugën e tij”, thekson Oliver Bierhoff. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono