Bie numri i aksidenteve në Qershor

15:33 | 23/07/201815:330

Qershorin e këtij viti, numri i aksidenteve rrugore ka rënë krahasuar me Qershorin e vitit të shkuar, por numri i personave që kanë humbur jetën në to është rritur.

Instituti i Statistikave përllogarit 23.2% më pak ose 142 nga 185 aksidentet e ndodhura në të njëjtin muaj të vitit 2017.

Por nëse Qershorin e vitit 2017 janë regjistruar 12 të vdekur këtë Qershor numri i tyre është 20.

Në rreth 80% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit kryesisht të grupomoshës nga 25 deri në 35 vjeç. Ndërsa segmentet rrugore më problematike renditen Tirana, Fieri, Vlora dhe Durrësi.

Sipas Institutit të Statistikave gjashtë muajt e parë të vitit janë regjistruar 1 mijë e 66 aksidente rrugore, 11.5 % më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në to kanë humbur jetën 98 persona nga 105 që u regjistruan në vitin 2017./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono