Bici: Superiorja shumë e fortë, Partizani me meritë në krye

23:13 | 05/12/201923:130

Vasil Bici, trajneri i mirënjohur shqiptar, është i ftuar në studion e Pressing. Bici foli për Kategorinë Superiore dhe për sezonin që Partizani ka bërë deri më tani, duke insistuar se kryesuesit nuk gjykohen.

SUPERIORE – “Me 10 skuadra, nuk ka ndeshje të lehta. Po të shikojmë renditjen, Vllaznia në vend të tetë me Kukësin në vendin e dytë, e ndajnë vetëm katër pikë. Pra, kampionati është i ngjeshur dhe skuadrat janë shumë të përafërta dhe në mënyrën si luajnë. Dua të them se të gjitha skuadrat, kanë fizionominë e tyre. Nuk është habi që Kukësi të thyhet në Laç. Nuk është habi që Vllaznia të fitojë në Gjirokastër. Kjo Superiore ka rivalitet”.

PARTIZANI – “Partizani ka 25 pikë dhe ka më shumë pikë se çdo skuadër tjetër. Pikët nuk vijnë kot, normale që ka treguar më shumë se skuadrat tjera. Ne jemi në garë me të gjitha të mirat e të këqijat. Fituesit nuk gjykohen, ka 25 pikë dhe hajt “njateta”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono