Besnikëria e mesfushorit: Ndihem super, e mbyll karrierën te Bayerni

21:57 | 12/10/201921:570

Bayern Munchen mbetet gjithmonë një nga kundërshtarët më të rrezikshëm. Rrëzimi i tyre nga froni në Bundesligë është një mision pothuajse i pamundur, por klubi bavarez ka pretendime edhe në Evropë.

Champions League mungon në Mynih prej vitit 2013 dhe fitorja e thellë 2-7 në Angli përballë Tottenhamit tregoi se gjermanët e kanë marrë seriozisht sivjet këtë kompeticion.

Thiago Alcantara është prej vitesh një nga pikat më të forta të ekipit. Mesfushori spanjoll ndihet për mrekulli te kampionët e Gjermanisë. 28-vjeçari, të cilit i përfundon kontrata me Bayernin në vitin 2021 ka folur për kanalin zyrtar të klubit, duke gëzuar tifozët me fjalët e tij.

Thiago Alcantara

Ndihem mirë dhe jam i lumtur te Bayerni. Edhe familja ime ndihet për mrekulli. Mynihu është një qytet i mrekullueshëm për të jetuar, kështu që pse të mos e mbyll karrierën këtu? Objektivi ynë është fitimi i çdo trofeu të mundshëm”, përfundon Thiago Alcantara. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono