Besnik Mustafaj dhe Fatmir Mediu: PD të kthehet tek vlerat e së djathtës

17:01 | 28/09/201817:010

Në një tryezë të rrumbullakët organizuar rreth të djathtës shqiptare dhe simboleve të saj, një nga themeluesit e partisë Demokratike, Besnik Mustafaj dhe aleati i demokratëve në parlament, Fatmir Mediu, theksuan nevojën që PD-së, sot t’i kthehen atyre vlerave që i mundësuan kësaj force politike përballimin e sfidave të mëdha.

Partia Demokratike duhet t’i rikthehet kujtesës së saj politike, e cila mishëron vlerat e së djathtës, të shpërfillura nga udhëheqja e sotme e kësaj force politike. Kjo sipas Besnik Mustafajt, një prej themeluesve të së djathtës shqiptare, e ka kthyer në reaguese me tepri aksionin politik të demorkatëve, në dëm të detyrës së tyre primare: propozimeve për opinionin publik.

“Animi i balancës nga reagimi e shtyn Partinë Demokratike drejt një stereotipi sjellje ku mungon hapsira për inovacion sepse mungon koha për reflektim që sjell propozime për zgjidhje. Partia Demokratike duket sikur është kthyer në një partie kancelarie, pothuaj i gjithë ligjërimi i saj politik bëhet nga selia e saj. Ky lloj komunikimi mobilizon pak dhe pamjaftueshëm për të fituar. Edhe vetë militanti bëhet pasiv, mbetet në pritje”, tha Mustafaj.

Ndërkohë që kujtesa mëson të kundërtën, thekson Mustafaj gjatë tryezës së rrumbullakët  thirrur mbi simbolet e së djathtës shqiptare nga fondacioni Konrad Adenauer dhe Politico.al. Është zbritja tek militantët dhe më pas qytetari sipas tij, ajo që i ka sjellë kësaj force politike fitoret e saj. E për këtë të fundit, ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha thekson se e djathta dhe inovacioni që ajo ka sjellë nuk ka ardhur kurrsesi si konsensus me të majtën, bindje të cilën e ndau me të edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

“Unë nuk mendoj se e djathta duhet të jetë si makinë mësimore ku hyp kushdo, e cila përjashton të vetët dhe fut atë që nuk është e saj, dobëson veten dhe forcon atë që nesër nuk është e saj dhe kthehet në faktor politik dhe elektoral”, tha Mediu.

E djathta sot duhet të merret më shumë me shkakun, thekson Mediu, e jo me pasojën, praktikë që e ka nxjerrë këtë forcë politike triumfatore edhe në kohë të vështira politike të historisë së saj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono