Besimtarët bektashinj festojnë Sulltan Novruzin, mesazhe për paqe dhe begati

14:50 | 22/03/2019

Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, një festë që simbolizon pranverën dhe rigjallërimin.

Është dita e Sulltan Novruzit, festë që për bektashinjtë simbolizon ardhjen e pranverës, ringjalljen e besimit dhe shpresës e që pritet me shumë hare në çdo familje. Dita e Sulltan Novruzit njihet si ditëlindja e Imam Aliut në Qabé. “Novruzi” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Ditë e re”, ndërsa “Sulltan” është titulli i lartë që tregon rëndësinë e kësaj dite.

Besimtarët në këtë ditë të shënuar urojnë njëri- tjetrin për më shume mbarësi dhe shprese. Si edhe në festa të tjera fetare, gatime të caktuara që ruhen si tradite brez pas brezi, lidhen pikërisht me ditën e Sulltan Novruzit.

Qindra besimtare bektashinj vizitojnë në këtë ditë selinë e Bektashinjve në Tiranë, ku mbahet ceremonia kryesore. Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj  përveç urimit për të gjithë besimtarët kishte edhe një mesazh drejtuar të rinjve. Dita e Sulltan Novruzit festohet edhe në vende të tjera të botës myslimane, në ditë te ndryshme mes datave 20 deri 26 Mars./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono