BERZH: 15% e humbjeve të bizneseve, nga korrupsioni dhe infrastruktura


14:20 | 02/05/2018

Dy ekonomistë të BERZH, në një studim të tyre, arrijnë në përfundimin se 15 % e humbjeve vjetore të sipërmarrjeve private në Shqipëri kanë shkaqe jashte biznesit si, pagesat korruptive, cilësia e rrugëve apo mungesa e energjisë elektrike.

Dy ekonomistë të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konstatojnë se sipërmarjet shqiptare humbin 15% të të ardhurave të tyre vjetore, vetëm nga tre faktorë: krimi, mungesa e energjisë elektrike dhe infrastruktura e dobët.

Studimi i ekspertëve Peter Sanfey dhe Jakov Milatoviç, të cilit i referohet revista ekonomike “Monitor”, konstaton se rrugët jo të mira dhe pagesat korruptive janë gjithashtu një kosto e shtuar për bizneset në Shqipëri.

Në Ballkan në tërësi ky tregues është 13.2% e shitjeve vjetore të sipërmarrjeve, sipas dy ekonomistëve të BERZH. Për pasojë, produktiviteti i firmave në Ballkan është dukshëm më poshtë standardeve të BE-së, duke reflektuar institucionet e dobëta dhe një mjedis të vështirë biznesi, thuhet në studim.

Ekonomistët e BERZH kanë gjetur se rajoni i Ballkanit Perëndimor rezulton i dobët në krahasim me vendet e BE-së, veçanërisht në fushat e konkurrencës dhe qeverisjes së mirë. Këto rezultate sipas tyre theksojnë nevojën për zbatimin e një reforme gjithëpërfshirëse dhe të gjerë në rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e ambientit të biznesit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono