Berisha: Thaçi peng i dosjeve të Beogradit. Thaçi: Vrasja e Ali Ukës të çon në zyrën e Berishës

13:00 | 31/05/2019

Ish-presidenti Sali Berisha dhe ai aktual i Kosovës, Hashim Thaçi nga dy ekrane të ndryshme kanë hedhur akuza të ndërsjellat për njëri-tjetrin, për përfshirje apo njohuri në ekzekutime politike të kohës së pasluftës.

Nga dy studio të ndryshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kanë drejtuar akuza të ndërsjellat në drejtim të njëri- tjetrit.

Për RTV Dukagjini, Thaçi akuzoi ish-kryeministri Berisha se ka lidhje me vrasjen e gazetarit Ali Uka më 30 korrik të 1997-ës.

Thaçi: “Është e vërtetët se Ali Uka ato ditë pretendonte se kishte zbuluar dhe donte të botonte në shtyp të vedetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Sipas Aliut kishte bërë takime dhe bisedime të fshehta në Ohër mes Sali Ramë Berishës, Sllobadan Millosheviçit dhe Kiro Gligorovit. Rrëfimi i Aliut të çonte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës. Dhe pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar tërë skenën e qëndrimit të Arkanit në Shqipëri. Aty Aliu fliste me fakte se Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë-Krujë dhe Shkodër”.  

Nga një tjetër ekran i Kosovës, edhe ish-presidenti Berisha nuk i kurseu akuzat ndaj Thaçit, i cili sipas tij është peng i dosjeve të Beogradit.

Berisha: “Di që janë rreth 200 dosje për 200 anëtarë dhe drejtues lokalë dhe qendrorë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të ekzekutuar për qëllime politike. Nuk janë llogaritur ata që janë vrarë gjatë luftës pëor pasi ëhstë futur NATO në Kosovë”.

Acarimi i retorikës mes ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndodhi rreth një vit më parë, pas artikulimit nga ky i fundit të tezës për korrigjimin e kufijve të Kosovës./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono