Berisha reagon për artikullin e “Bild” që u fshi: Çfarë më tha miku im në këtë gazetë

22:55 | 21/01/202022:550

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për artikullin e “Bild” që më pas u fshi. Shkrimi në fjalë kishte të bënte për çështjen e lobimit rus, ku thuhej mes të tjerash se Lulzim Basha ka lobuar për të penguar integrimin e venit.

Ndërkohë, në një postim në rrjetet sociale teksa vlerëson gazetën prestigjoze, shprehet se vendosi në faqe sipas tij një shpifje të mirëfilltë të  Edi Ramës.

“Nje mik i imi në ketë gazetë duke qeshur me tha se tragjikomikja e kesaj afere eshte se, edhe pasi u hoq si kryekeput trillim shkrimi nga gazeta, në Tirane zelltaret e kryekreut vazhduan të sherbehen me halen e bosit të tyre!”

Reagimi i plotë:

Si ua la Bild ne goje Arben Malavites dhe Sugar Fuges halen e bosit te tyre!

Miq! Fenomenale! Gazeta me e madhe e Europes “Bild”, qe para disa muajve me regjistrime autentike iu faktoi botes se Edvin Kristaq Mafia ishte bosi i nje qeverie te mafies se droges dhe vjedhjes se votave, vendosi ne faqen e saj pardje nje shpifje, trillim te mirefillte te Edvin Kristaq Mafise per Lulzim Bashen.

Çdo njeri mbi toke qe lexonte ate pamflet rrene qeshte dhe tallej me te!

Bazuar ne ate shkrim, sipas te cilit Basha paska paguar para ruse ne ShBA per te bllokuar hapjen e negociatave te Shqiperise me BE, ne nje mobilizim te papare Arben Malavita, Sugar Fuga urdheruan mercenaret ne mediat e tyre Karlo Malavita, Ymer Çorapja, tualetin Masturbiv te Kol Balles ta shnderronin ne çeshtje debati kryesor shkrimin e Bild.

Mirepo keta mjerane dhe ndonje tjeter tejet i vrerosur me Bild mbllaçisnin ne debatet e tyre televizive me pasion te zjarrte dhe pergjerime dhe perjargezime halen e gatuar nga bosi i tyre sepse vazhdoni me zjarr betimet dhe sterbetimet edhe shume e shume ore pasi Bild kishte fshire nga faqja trillimin e gatuar nga Bosi i tyre.

Nje mik i imi ne kete gazete duke qeshur me tha se tragjikomikja e kesaj afere eshte se, edhe pasi u hoq si kryekeput trillim shkrimi nga gazeta, ne Tirane zelltaret e kryekreut vazhduan te sherbehen me halen e bosit te tyre!

Miq, le tju themi me gjithe zemer ju befte mire!

Ndjese miq per fjalen qe kam perdorur, por nuk e shmangia dot pasi pasioni i Edvin Mafise per halen tejkalon tek ai, siç dini, çdo shije tjeter! sb

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono