Berisha: Opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet


23:17 | 13/09/2018

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kjo opozitë nuk do të fitojë kurrë për sa kohë Edi Rama do të jetë Kryeministër. Në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Berisha akuzoi Ramën se nuk lejon zgjedhje të lira.

I pyetur nga gazetarët për mënyrën se si bën Lulzim Basha bën opozitë, Sali Berisha nuk e krahason me periudhën kur drejtonte opozitën. Por, ish-Kryeministri këmbëngulë se Rama duhet të rrëzohet nga pushteti me mosbindje civile me çfarëdo mjeti, por pa armë.

Sali Berisha: “Nuk mund ta krahasoj me opozitën time. Të pretendosh që tjetri të ketë imitimin tënd, do ishte shumë e pandershme dhe e padrejtë. A ka bërë opozitë? Padiskutim që ka bërë opozitë të fortë. Pyet Sali Berishën si do ta bënte. Unë do bëja gjithçka t’i çoja patkonjtë Edi Ramës, qoftë edhe me mjete që ju mund t’i kritikoni.

Blendi Fevziu: Cilat janë këto mjete?

Sali Berisha: Në kushtet e grushtit të shtetit, mjetet janë të gjitha. Nuk ka nevojë ai për armë, ai iia mbath pa armë.

Blendi Fevziu: Pavarësisht se ju thoni që ikën, ai nuk po ikën. Ai ka 21 vjet që qëndron në pushtet. Ju ka mundur 11 vjet në Bashkinë e Tiranës dhe 8 vjet në pushtetin qendror. Ka vetëm një formë për ta fituar pushtetin, me votë zoti Berisha!

Sali Berisha: Me votë? Absolutisht opozita me Edi Ramën nuk vjen kurrë në pushtet. Armik më të egër pas Enver Hoxhës nuk ka. Edi Rama nuk pranon kurrsesi votën. Ai duhet nxjerrë prej leckash nga zyra”.

Ish-Kryeministri tha se policia në bashkëpunim me krimin fsheh krimin, duke përmendur rastet e Albano Xhaferrit dhe Ervis Toçit. Ai shtoi se operacioni i ditës së mërkurë në Nikël ishte i organizuar edhe me gazetarët për “show”.

Sali Berisha u shpreh i bindur se opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhje pa rrëzuar fillimisht Edi Ramën nga pushteti, pasi do të dalë e humbur përballë bandave kriminale.

Sali Berisha: “Me zgjedhje? S’ka zgjedhje! Zgjedhjet i ka banda tani. Është vetëvrasje për opozitën nëse shkon në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën”.

Blendi Fevziu: Kjo është thirrje për kryengritje?

Sali Berisha“Pa diskutim, për mosbindje civile”.

Sa i përket pretendimeve se Lulzim Basha ka marrëveshje në heshtje me Edi Ramën, Sali Berisha e ka mohuar një gjë të tillë. Berisha është shprehur kundër gjithashtu për një bashkëqeverisje mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Robert Rakipllari: Mund të ketë bashkëqeverisje apo jo?

Sali Berisha: “Jo nuk mund të ketë, nuk zgjidh gjë”. /tvklan.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono