Beogradi nuk ndryshon qëndrim: S’e njohim pavarësinë e Kosovës

15:54 | 06/09/201815:540

Beogradi këmbëngul se nuk do të të njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që të premten pritet në Bruksel takimi i rradhës mes presidentit të Kosovës Thaçi dhe atij Serb Aleksandër Vuçiç.

Një ditë para bisedimeve në Bruksel, në Beograd thonë se pozita ndërkombëtare e tyre ka ndryshuar dhe se në Prishtinë nuk duhet të presin që të marrin njohje nga Serbia apo ulëse në OKB. Idetë e tanishme janë vetëm ide pasi dialogu është ende i hapur. Një deputet i partisë së presidentit, Alleksandar Vuçiç, thotë se Presheva nuk është çështje e hapur për Serbinë. Ekspertët thonë se zgjidhja etnike nuk është e mirë, por duket si rruga e vetme për vendosjen e marrëdhënieve shtetërore.

Kufij të rinj në Ballkan apo ku do të shkojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Shumë serbë e presin vizitën e presidentit, Aleksandar Vuçiç, në Mitrovicë për ta dëgjuar idenë e tij më saktë. Thonë se presin zgjidhje. Deputetët nga partia e tij besojnë se pozita e Beogradit është më e fuqishme edhe në Uashington. Tema e statusit është hapur sërish dhe Presheva nuk është temë e hapur për Serbinë. Mitrovica pret fjalë të mëdha.

Milovan Drecun, anëtar i Këshillit për Kosovën, Serbi: “Gjëja kryesore aktualisht është se duhet një zgjidhje për paqen, dhe ajo duhet të jetë afatgjatë si rezultat i marrëveshjes përfundimtare mes palëve kompromisit. Në të ardhmen duhet vendosur se si do të arrihet kjo. Për momentin nuk ka asnjë pikë tjetër për tu marrë për shembull, për të cilën Thaçi dhe Vuçiç të bien dakord”.

Vuçiç do të shkojë në Kosovë pas takimit në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve. Kishte premtuar disa herë që idenë e tij do ta nxjerrë në referendum. Dushan Spasojeviç, nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd, thotë se saktë se çfarë do të ndodhë nuk e di askush. Por, zgjidhja është e vështirë.

Dushan Spasojeviç, Universiteti i Beogradit: “Përkufizimi mund të shtyjë më përpara vendosjes së një lloj marrëdhënieje mes dy vendeve. Por kjo jo në nivel popujsh, pasi për këtë duhet ende punë. Dhe për më tepër nuk shoh interes për përmirësim. Por bëhet fjalë për marrëdhënie formale si dy shtete apo komunitete politike. Pyetja e dytë është si do të ndikojë kjo në rajon”.

Televizionet serbe kanë paralajmëruar maratonë transmetimi pasi ajo që thuhet në Mitrovicë pritet të jetë plani i qartë për Serbinë dhe rruga me vijat e kuqe për negociatat e zgjidhjes përfundimtare./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono