Beogradi, “jo” propozimit të Trump

16:25 | 17/02/2019

Beogradi nuk do ta pranojë propozimin e Shteteve të Bashkuara për të njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu shkruan agjencia serbe e lajmeve “Novosti”, sipas së cilës kërkesa i është bërë presidentit Aleksandër Vuçiç në një letër nga homologu amerikan Donald Trump.

Burimit mediatik, që citon zyrtarë serbë, nënvizon se mesazhi “hipokrit” i Shtëpisë së Bardhë dhe platforma e quajtur “skandaloze” e Prishtinës për dialogun janë një qasje e koordinuar për ta detyruar Serbinë të shkelë në dërrasë të kalbur.

“Me pak fjalë, të njohë një shtet fals brenda vitit dhe në këmbim të sigurojë një anëtarësim të përshpejtuar në BE, si dhe një opsion të hapur për anëtarësimin në NATO”, shkruan agjencia “Novosti” në edicionin e saj online./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono