Bëhuni gati të qani sërish, rikthehet filmi romantik : “P.S. I Love You”

13:00 | 14/02/202013:000

Bëhuni gati të qani, sepse një nga filmat më romantikë të mundshëm të të gjitha kohërave do të ketë vazhdim.

E kemi fjalën për “P.S. I Love You”. Vetëm nëse keni zbritur tani në Tokë ose keni lindur dje s’keni dëgjuar kurrë në jetën tuaj për këtë histori.

Gjithsesi, po jua kujtojmë nëse s’jeni shumë familjarë. P.S. I Love you, film i 2007-ës, flet për historinë e Holly-it, gruas që merrte çdo ditë një letër nga burri i saj i vdekur, përgjatë një viti. Të gjitha letrat e dashurisë përfundonin me nënshkrimin, “P.S.I Love You”.

 

Sipas Variety, është marrë e drejta e autores së filmit, Cecelia Ahern dhe së shpejti do të ketë një vazhdim të tij.

Detajet ende nuk janë bërë të ditura dhe s’dihet gjë tjetër veçse që personazhi kryesor, Holly, 7 vite më pas pranon të tregojë historinë e saj në podcast-in e së motrës. Nuk dihet nëse Swank dhe Butler do të jenë aktorët protagonistë, por fansat po kryqëzojnë gishtat./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono