BE dënon mohimin e masakrës së Reçakut

09:04 | 13/04/2019

Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç shprehet, se nuk ka vend për mohimin apo relativizimin e ngjarjeve që kanë ndodhur në Reçak në vitin 1999.

Komentet e zëdhënëses të enjten erdhën pas mohimit të masakrës së Reçakut nga zyrtarë serbë duke përfshirë edhe një ministër nga Qeveria e Kosovës, dhe vetë kreun e shtetit serb, Aleksandar Vuçiq. Ministri kosovar pas komenteve që bëri u lirua nga detyra nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

“Mohimi dhe revizionizmi janë kundër vlerave të Bashkimit Evropian dhe kundër projektit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka shtuar ajo në një kumtesë me shkrim. “Duke i respektuar viktimat, autoritetet duhet të përmbahen dhe të punojnë për një vlerësim të sinqertë dhe të vërtetë të të ardhmes”, ka thënë ajo.

Mogherini në Berlin

Ndërkohë e ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, FedericaMogherini do të marrë pjesë në darkën e liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin. Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Maja Koçijanciç, të enjten ka konfirmuar se shefja e saj Federica Mogherini do të marrë pjesë në darkën e organizuar nga Kancelarja gjermane Merkel dhe Kryetari francez Makron ku do mblidhen liderët e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj ky takim do të ofrojë një mundësi për të adresuar sfidat dhe të theksohen përpjekjet për pajtim, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal./DW


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono