BB: Kontrolli i biznesit të vogël të mos heqë fokusin nga i madhi


17:37 | 11/04/2018

Banka Botërore duket indiferente ndaj debatit për përshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-s, por ekonomistë të saj thonë se administrata tatimore nuk duhet të heqë fokusin nga biznesi i madh, teksa do të duhet të kontrollojnë edhe të vegjlit. Përsa i përket rritjes ekonomike, vlerësohet se Shqipëria është ndër tre vendet me rritjen më të madhe në rajon për vitin 2017, por parashikohet një ngadalësim i rritjes për këtë vit.

Banka Botërore nuk ka ndonë vlerësim nëse do të ketë apo jo ndikim në biznesin vogël me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, përfshirja në zinxhirin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Në mesin e debatit politik që ka prodhuar kjo çështje, ky institucion duket indiferent, por ka një tjetër shqetësim lidhur me administratën tatimore.

Hilda Shijaku: “Shqetësimi jonë është nëse barra e kontrollit të administratës bëhet më e madhe tani që hyn në këtë skemë edhe biznesi i vogël dhe ka më pak mundësi për t’u marrë me tatimpaguesit e mëdhenj”.

Si konsulente e qeverisë për rrugët me pagesë, Banka Botërore i qëndron mendimit se tarfiat janë të domosdoshme për mirëmbajtjen e tyre, por po ashtu duhet parë edhe një zgjidhje për banorët përgjatë këtyre akseve.

Maryam Salim, menaxhere e Bankës Botërore në Shqipëri: “Në idenë e pagesave për rrugët? Ne na duhen tarifa për të mirëmbajtur rrugët, por ju duhet po ashtu të shihni edhe se çfarë zgjidhje mund të jepni për banorët që jetojnë në atë zonë. Pagesa e zgjedhur (në rrugën Milot- Morinë) është rreth mesatares së rajonit dhe sipas analizës së trafikut pagesa duhet të mblidhet në një vend të vetëm”.

Banka Botërore ndan të njëtin qëndrim me fondin monetar ndërkombëtar sa i përket rreziqeve që vijnë nga projektet në partneritet me privatin, menaxherja e zyrës për Shqipërinë njoftoi se është duke punuar në një program asistence me Fondin për këtë çështje.

Maryam Salim: “Në Shqipëri, ne na duhet të forcojmë transparencën në projektet PPP. Cila është strategjia që qeveria ka për prioritetet e saj? Ata po ashtu duhet të forcojnë mënyrën se si i asistojnë ppp, dhe të vendosin se cilin investim duhet të bëjnë e në cilat fusha. Ministria e Financave duhet të ketë një rol më përfshirës në këtë proces”.

Për 2017-n, sipas Bankes Botërore, Shqipëria ynë pati një nga rritjet më të mëdha në rajon bashkë me Kosovën dhe Malin e Zi, ndonëse në Ballkan, rritja ekonomike shënoi një rritje më të ulët se në 2016, nga 3.1 në 2.4 . Për borxhin publik thuhet se ka marrë trajektoren rënëse dhe se ekonomia ka shtuar punësimin. Ndërsa për vitin 2018, Banka Botërore parashikon një ngadalësim të rritjes ekonomike për Shqipërinë në nivelin 3.6%, për shkak të mbylljes së punimeve nga gazsjellësi transadriatik dhe hidorcentrali i Devollit./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono