Batuta e Guardiolës: Mahrez përfiton nga xhentilesa ime, ja pse nuk dëmtohet kurrë

16:19 | 17/01/202016:190

Pep Guardiola është shfaqur në formë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes shtëpiake kundër Crystal Palace. Trajneri i Manchester City ndalet te Riyad Mahrez, sulmuesi anësor algjerian.

28-vjeçari po aktivizohet më shumë këtë sezon dhe ia ka dalë të shënojë 9 gola deri tani. Spanjolli tregon se pse lojtari nuk dëmtohet kurrë dhe nuk i kursen batutat në lidhje me këtë temë.

Ndryshimi midis sezonit të kaluar dhe këtij aktual është se Mahrez po luan më shumë falë xhentilesës së trajnerit ndaj tij. Edhe sezonin e kaluar është paraqitur në nivele të larta. Mahrez e dashuron futbollin.

E dini pse nuk dëmtohet kurrë? Nëse i hedhim një vështrim të saktë këmbëve të tij, dallohet qartë pse është e pamundur që të dëmtohet. Kjo ndodh sepse nuk ka muskuj fare“, përfundon Pep Guardiola. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono