Basketbollistët kosovarë ende pa viza për të shkuar në Bosnje


10:59 | 09/08/2018

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll U16, po rrezikon që të mos marrë pjesë në Kampionatin Evropian FIBA-U16 për shkak të vizave.

Shteti i Bosnje dhe Hercegovinës, ku mbahet ky kampionat nga 9 deri më 18 gusht, ende nuk i ka pajisur përfaqësuesit e Kosovës me viza.

Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke e cilësuar si të paaryeshme vonesat në lëshimin e vizave nga shteti i Bosnjës.

MPJ përmes një njoftimi ka shtuar se Kosova që tre vjet është anëtare me të drejta të barabarta e Federatës Ndërkombëtar të Basketbollit.

“Andaj tentimi për të vënë pengesa politike, me qëllimin e dukshëm për të rrezikuar pjesëmarrjen e Përfaqësueses së Republikës së Kosovës në këtë ngjarje sportive deri në momentet e fundit, jo vetëm që shkel parimin bazë evropian të lirisë së lëvizjes, por edhe rregullat e vet Organizatës, gjë për të cilën ne do të kërkojmë përgjegjësi”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

MPJ i ka rikujtuar Bosnjë dhe Hercegovinës se pavarësisht qëndrimeve politike, sportistët e Kosovës janë respektuar edhe nga Federata Ruse.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i rikujton Bosnje dhe Hercegovinës se përkundër qëndrimeve politike përfaqësuesit e Republikës së Kosovës në sport kanë marrë pjesë, janë respektuar dhe nderuar me simbolet dhe flamurin e tyre shtetërorë edhe nga autoritetet shtetërore dhe përfaqësuesit e Federatës Ruse. Ministria e Punëve të Jashtme thërret Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate dhe partnere, që të reagojnë urgjentisht në lidhje më këtë çështje, thuhet në fund të njoftimit.

Bosnje dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Si Bosnja, ashtu edhe Kosova, aplikojnë ndaj njëra-tjetrës regjimin e vizave./REL


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono