Basketboll, Teuta barazon finalen për titull

13:04 | 16/05/2019

Teuta barazon finalen për titull në basketboll për meshkuj. Në duelin krejtësisht durrsak, skuadra me histori të gjatë mundi Goga Basketin.

 

As këtë herë nuk mundi të mësohej kampioni.

Në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, do të duhet të luhet edhe ndeshja e fundit finale për titull në basketboll për meshkuj, pasi Teuta barazoi rezultatin në 2-2 ndaj Goga Basketit.

Dy ekipet durrsake luajtën për herë të katërt, dhe rezultati këtë radhë doli 81-71 për ekipin më të vjetër, pra për Teutën.

Ata që mund të quheshin vendas ishin në avantazh gjatë gjithë kohës, duke krijuar epërsi sidomos në pjesën e parë, me rezultatin në pushim të ndeshjes 48-35.

Skuadra e trajnerit Kalaja reagoi siç duhet përballë presionit të dështimit përfundimtar, ndërsa pati një gërshetim të mirë të lojtarëve shqiptarë dhe të huaj.

Lasku shënoi 19 pikë, Hameti e Uillson nga 16, ndërsa Hysenagolli shtoi 14 pikë. Goga Basket, e drejtuar nga trajneri Lazimi, u përpoq të reagonte në pjesën e dytë, por nuk ia doli.

Skuadra, e krijuar vitet e fundit, pati në radhët e saj shumë të huaj, të cilët ishin edhe lojtarët më të mirë. Gjokoviç shënoi 24 pikë, Mos e Rame nga 13, Alen 12 dhe Miliç pati 9 pikë.

Titulli kampion në basketboll për meshkuj do të vendoset në 19 maj, por e sigurt është që do të mbetet në Durrës./ABC News Albania 24/7


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono