Bashkurti në Provokacija: Zaev, një nga modelet më inkurajuese në Ballkan

21:02 | 02/10/2018

Lajmi i rëndësishëm i fundjavës që lamë pas ishte dhe referendumi i 30 Shtatorit në Maqedoni. Për të folur në lidhje me këtë, i ftuar në emisionin “Provokacija” me gazetarin Mustafa Nano ishte Doktori i Shkencave, Lisen Bashkurti.

Sipas Doktorit të Shkencave, të dielën në votimin e referendumit në Maqedoni rezultati ishte relativisht i pritshëm për arsyen se në tërësi, sipas sondazheve, ka një raport forcash shumë të balancuara dhe gjithnjë ka qenë frika e madhe tek pjesëmarrja.

“Pjesëmarrja në referendum ka qenë një ndër aspektet më skepticiste nga të gjithë opinionistët dhe analistët. Kjo u duke pikërisht për faktin se edhe në ligjin për referendumin që u miratua u përcaktua si referendum me karakter kosultativ. Ky lloj përcaktimi dhe jo ai i formës vendimmarrëse ishte pikërisht treguesi se rezultati i referendumit nuk mund të ishtë ne çdo kohë i parashikueshëm”, tha Bashkurti.

I pyetur rreth kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, Bashkurti shprehet se ai është një nga modelet inkurajuese të lidershipit të Ballkanit.

“Mendoj se është një lider normal, tipik europian, mendjehapur, qytetar, pa paragjykim për të kaluarën, pa egoizma ambicioze delirante për të ardhmen. Është me këmbë në tokë, i hapur për të bashkëpunuar me të gjithë faktorët politikë dhe ndëretnikë në Maqedoni dhe i gatshëm për dialog dhe për zgjidhje përgjithësisht me mjete politike dhe diplomatike të gjithë sfidave të Maqedonisë. Mendoj se është një nga figurat më karizmatike dhe më pozitive dhe që meriton më shumë për t’u inkurajuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Një nga modelet më inkurajuese të lidershipit të Ballkanit”, u shpreh Bashkurti./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono