Bashkimi kombëtar, Berisha: Kjo nuk bëhet nga Beogradi, por fuqitë e mëdha


21:45 | 13/09/2018

I pyetur për deklaratën e viti 2012 kur ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi se çdo shqiptar duhet të punonte për bashkimin kombëtar , ai tha se kjo nuk bëhet nga Beogradi, por janë fuqitë e mëdha ato që e vendosin, pasi dy shtete shqiptare në rajon u krijuan prej tyre.

“Është krejt ndryshe, kam qenë jam dhe mbeten se ideali i bashkimit kombëtar është sublim, por një vend i pavarur si ne, s’mund të shkelmosh gjërat, se ai dokument e ka të përcaktuar se Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë. Dy shtet shqiptare nuk i krijuam ne tani le t’i konsolidojmë ne këto dy shtet dhe të heqim frikën ndaj shqiptarëve, ka një frikë të tmerrshme, akoma vazhdon. Ne duhet të bëjmë gjithcka që fqinjët tanë ta dinë që jemi që të jetojmë në bashkëpunim me ta”.

Fevziu: Por ne duam të jetojmë edhe më njëri tjetrin.

Berisha: Një marrëveshje për të krijuar Serbinë e Madhe që me luftra të përgjakshme u shpërbë.

Fevziu: Pse nuk krijohet një Shqipëri që është shumë më e madhe se kjo që është?

Berisha: Kjo nuk bëhet nga Beogradi dhe argatët e tij, por nga fuqitë e mëdha. Hajde kërkojmë konferencë ndërkombëtare për gjithë rajonin dhe të shohim çfarë qëndrimi.

Fevziu: Ne shohim hallin tonë ç’na duhet gjithë rajoni?

Berisha: Territore shqiptare ka në Shqipëri në Mal të Zi, Maqedoni, hajde kërkojmë konferencë, po nuk i mbështet kurrkush”.

Vangjeli: Si e gjykoni qëndrimin e Ramës për këtë çështje se deri tani ka heshtur?.

Berisha: Jo nuk ka heshtur, Rama me pabesinë e tij flet gjithmonë. E njoh mirë kryeminsitrin e Suedisë Karl Bild, i cili  tha që Edi Rama ishte dakord, nuk e kundërshtonte. Pra nuk ishte artikull i Baton Haxhisë ky, (kazan) por i Karl Bild./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono