Bashkim Dedja kalon vettingun, avokati shpjegon borxhin e vëllait

10:45 | 13/06/2018

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë ne detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Edhe në këtë seancë Dedja u përfaqësua nga avokati i tij Maksim Haxhia, i cili shfaqi rezerva për anëtarët e trupit gjykues.

“Vendosi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të Bashkim Dedjas, kryetar i Gjykatës Kushtetuese”.

Përmes këtij vendimi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi të përshtatshëm për sistemin e drejtësisë gjyqtarin dhe njëherësh kryetarin e  Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Kalimi me sukses i procesit të vettingut për Dedjen tregon se gjatë studimit të akteve të dosjes në dhomën e këshillimi, trupi gjykues ka zeruar të gjitha dyshimet e ngritura në relacionin e publikuar në seanën dëgjimore në lidhje me disa pasuri të gjyqtarit. Një prej tyre ishte edhe një borxh i marrë tek vëllai, ndërkohë që ky i fundit kishte blerë një shtëpi me kredi.

“Mbasi mbaroi seanca kontaktuam me vëllain e zotit Bashkim i cili tha se: unë në jetën time nuk kamamarrë asnjëherë kredi, përfshirë edhe kredinë në fjalë”.

Sipas avokatit, vëllai apartamenti i blerë më herët nga vëllai i gjyqtari është vënë si kolateral në bankë për një kredi të nipit të tij. Haxhia shfaqi rezerva për anëtarët e trupit gjykues.

“Relatorja nuk mund të bëjë komente lidhur me faktet dhe rrethanat që ndohen në dosje. Megjithatë kjo ishte një zgjedhje e asaj, por nëse do t’i mbahemi pozicionit të relatores është ky detyrim i saj, që t’i bëjë prezent, qoftë trupit gjykues, palëve në proces, apo publikut se çfarë përmban dosja dhe mbi këtë dosje do bëhet shqyrtimi i seancës dhe do të jepet vendimi. Zonja dhe zotërinjtë që janë në këto trupa duhet të jenë të kualifikuar, të jenë strik dhe të kenë dy gjëra: solemnitetin, që ata e kanë dhe seriozitetin në zbatimin e pozicionit procedurial”.

Bashkim Dedja është në mandatin e tij të dytë si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Ai ishte i pesti në radhë që kalonte në filtrat e vettingut, ku ngecën më herët tre kolegë të tij Fatos Lulo, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxha, të cilët u shkarkuan./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono