Bashkia miraton bonusin e qirasë për 554 familje, Rama: Shembim 3 konvikte në QS

21:26 | 05/12/201921:260

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar mbrëmjen e sotme bonusin e qirasë për 554 familjet e para, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u diskutua vendimi për shembjen e tre godinave me familjarë në Qytetin Studenti.  I pranishëm ishte edhe kryeministri Rama i cilin theksoi se tha se familjet që jetojnë në to nuk do të hidhen në rrugë, por do të kalojnë në banesa me qira.

Rama ka shprehur mbështetjen e tij për vendimin e Bashkisë së Tiranës për të shembur tre konvikte në Qytetin Studenti ku prej vitesh banojnë familjarë.

Bashkia e Tiranës tha se një prej godinave, ajo me numrin 15, do të shembet për shkak të dëmeve që ka pësuar nga tërmeti.

“E konsideroj me shumë me vend, vendimin për prishjen e atyre tre konvikteve në Qytetin Studenti, ku pas një zaptimi 30 vjeçar ka ardhur koha të largohen edhe ato familje, me gjithë mburojat e tyre politike. Ndërsa siç e kam thënë për kampusin e ri universitar nuk kam ndryshuar as vend as projekt, do të ndërtohet. Të mos krijojnë asnjë iluzion duke parë mburojat e tyre politike”, tha Rama./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono