Bashkëthemeluesi i Uber hyn në listën e miliarderëve

13:49 | 19/01/201813:490

Bashkëthemeluesi i Uber, Travis Kalanick pritet të hyjë së shpejti në listën e miliarderëve. Kjo, pasi investitorë të huaj pranuan të blejnë një pjesë të konsiderueshme të aksioneve të kompanisë. Konkretisht, një konsorcium i udhëhequr nga grupi japonez Softbank do të blejë 9.3 miliardë dollarë aksione të grupit që ofron shërbime transporti përmes aplikacionit të tij. Kalanick, i cili u tërhoq nga posti i shefit ekzekutiv në qershor, do të shesë aksione me vlerë 1.4 miliard dollarë. E teksa prej kohësh përflitej si miliarder vetëm nëpër gazeta, marrëveshja në fjalë duket se konkretizon statusin e tij. Kalanick u detyrua të jepte dorëheqjen nga drejtimi i Uber pas një seri skandalesh që e përfshinë atë, por lidhjet e tij me kompaninë mbeten të forta. Ai gëzon ende një post të lartë dhe aktualisht po shet vetëm një të tretën e aksioneve të tij, që do të thotë se i mbetet një hise me vlerë 3 miliardë dollarë. Konsorciumi që do të shpenzojë 9.3 miliardë do të blejë 17.5 për qind të aksioneve të Uber. Nga kjo shumë, 1.3 miliard do të investohen në formë parash të thata për aksione të reja, ndërsa pjesa tjetër do t’u kalojë investitorëve aktualë. Vetë kompania e ka cilësuar marrëveshjen e arritur një rezultat të rëndësishëm për aksionerët, punonjësit dhe klientët, pasi përforcon pozitat e saj dhe mundëson rritjen e investimeve./abcnews.al

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono