Basha: Kërkojmë largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt

11:45 | 15/05/2018

Partia Demokratike në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit të deputetëve me aleatët parlamentarë, nga foltorja e selisë blu përmes kryetarit Lulzim Basha njoftoi vendimin e opozitës së bashkuar.

“Në emër të Partisë Demokratike, dhe të opozitës, kërkojmë largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e ministrit të Brendshëm”.

Kjo pasi demokratët insistojnë se Shqëria është i vetmi vend në botë ku përgjegjësi për zbatimin e Ligjit Antimafia, është njëkohësisht subjekt i tij.

“Fatmir Xhafaj duhet t’i nënshtrohet së pari hetimit të ligjit antimafia për pasuritë si familjar i personave me aktivitet mafioz. Duhet të hetohen të gjitha veprimet dhe mos veprimet e Fatmir Xhafajt, si Ministër i Brendshëm, si rezultat i të cilave Agron Xhafaj i ka shpëtuar vuajtjes së dënimit”.

Por këtë nuk mund ta bëj as dikasteri që vetë Xhafaj drejton dhe as policia nën varësi të tij, sikundër nuk vepon edhe Prokuroria sipas Lulzim Bashës, e cila padron ka dyshen Rama-Xhafaj dhe zbatues Arta markun me Donika Prelën.

“Shqipëria dhe shqiptarët nuk e meritojnë të kalojmë nga afera Tahirit, te afera Xhafaj. Ne nuk mund të kalojmë nga droga e Tahirit, tek droga e Xhafajt, e kështu me radhë”.

Për këtë arsye burime bëjnë me dije për ABC Neës se gjatë mbledhjes së përbashkët mes deputetëve demokratë dhe aleatëve parlamentarë është rënë dakort për mbajtjen e një proteste përpara ministrisë së Brendshme mëngjesin e 16 Majit, përpos paraqitjes në komisione parlamentare por edhe përgatitjes për bllokim të seancës plenare të së enjtes, gjithçka në funksion të kërkimit të dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono