Basha viziton 2 minatorë të lënduar, reagon Gjiknuri


14:26 | 30/05/2018

Pasi vizitoi në spital 2 minatorë të aksidentuar në punë, kreu demokrat Lulzim Basha lëshoi akuzat të forta për kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Damian Gjiknuri. Por për ministrin, kjo është vetëm shfaqja politike e rradhës së kryetarit të partisë në kërkim të një kauze.

Nga spitali i traumës ku vizitoi dy minatorët e plagosur një sitë më parë në Bulqizë, kryeopozitari Lulzim Basha përgjegjëse quan qeverinë e lidhur me krimin dhe korrupsionin.

Lulzim Basha: “Këto janë kostot dhe faturat e një korrupsioni qeveritar të një prej ministrave më të korruptuar të kësaj qeverie të krimit dhe korrupsionit, të cilit i është mbyllur goja me milionat e mafies së kromit, që është përgjegjësia kryesore bashkë me qeverinë e Edi Ramës për vdekjet e mbi 40 minatorëve gjatë 5 viteve që qeveris PS.  Jam përmbajtur t’i drejtohem kësaj teme menjëherë sapo ka ndodhur e keqja që të mos përsërisim  shfaqjen e shëmtuar të socialistëve, kur ishin në opozitë, por ia vlen të theksohet se në 5 vite mafia e kromit dhe mafia e Edi Ramës dhe Damian Gjiknurit me shokë i kanë marrë jetën më shumë minatorëve se në 20 vite të marra së bashku. Kjo nuk mund të vazhdojë më.  Dhe që të mos vazhdojë më, ne duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe nga korrupsioni”.

Përmes rrjetit social Facebook ka reaguar edhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, i cili duke e quajtur Bashën regjisor të “Babales” e akuzon se po përdor fatkeqësitë njerëzore dhe aksidentet në punë për të bërë politikë.

“Luli e di shumë mire se ajo çka vazhdojmë të paguajmë sot është fatura e “babale partisë” së tij dhe qeverisë në të cilën ishte pjesë, që parcelizuan në mënyrë kriminale çdo vendburim minerar duke u bërë shkak për rritjen e aksidenteve”, shkruan ministri Gjiknuri.

“Në betejën tonë kemi revokuar 150 leje por përballemi me gjykatat e ndryshkura nga korrupsioni, një arsye më shumë për të mbështetur fuqimisht refomimin e drejtësisë duke i vënë fre spektaklit politik të Lulit në kërim të kauzave të rradhës”,  përfundon Gjiknuri./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono