Basha të rinjve evropianë: Studentët dhanë goditjen e parë, ne dogjëm mandatet

13:40 | 10/05/201913:400

Në aktivitetin e organizuar me 300 të rinj evropian, prestarë të forumit të studentëve të Partive Popullore Evropiane, kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se zgjidhja fillon me rikthimin e votës së lirë ne vend, e më pas përmes platformës politike që partia që drejton ka ndërtuar për studentët dhe ekonominë shqiptare.

Në aktivitetin e organizuar me 300 studentë evropian të forumit ED, organizata zyrtare studentore e Partive Popullore Evropiane, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi bindjen e tij se beteja dhe kundërshtari me të cilin përballet, ka humbur karakterin politik dhe shtet-formues.

“Beteja për Evropën, përballë kemi kriminelë, s’ka Gjykatë Kushtetuese s’ka Gjykatë të Lartë dhe të ftuarit duhet ta dinë”.

Studentët organizuan goditjen më të fortë që qeveria Rama mori në mandatin e tij të dytë, kjo për shkak të Ligjit të Arsimit të Lartë, deklaron Basha.

Oferta politike që prezanton është zgjidhja afatgjatë e këtij problemi sipas Bashës.

Por që të arrihet e gjithë kjo, fillimisht Shqipëria duhet të arrijë një standard evropian të zhvillimit të zgjedhjeve, thekson Basha.

Pjesë e këtij forumi, është edhe i biri i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi. Studentët Evropianë të EDS do të jenë pjesëmarrës në protestën e të shtunës pasdite, e katërta protestë kombëtare e thirrur nga opozita e bashkuar nga muaji Shkurt./ABC News Albania 24/7


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono