Basha: Të anulohet gara për tenderin e ri të Unazës së Re

16:45 | 12/01/2019

Lulzim Basha nga selia e blu ka kërkuar anulimin e tenderit të ri për Unazën e Madhe sipas kreut të demokratëve ai po manipulohet. Basha kërkoi hetim për Edi Ramën, Gjiknurin dhe si dhe zyrtarë të tjerë për manipulim zgjedhjesh.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, fajësoi prokurorinë që nuk ka nisur hetimin për mega-korrupsionin e tenderit të Unazës së Re, por Basha tha se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin do të veprojë ligji anti-mafia.

“Sot duhet të kishim dhjetëra të arrestuar për këtë shkelje flagrante të ligjit. Heshtja dhe mosveprimi i prokurorisë e bën atë bashkëfajtore dhe bashkëshkelëse të ligjit. Dua ta bëj të qartë se për Edi Ramën, Damian Gjiknurin, të gjithë nëpunësit e tjerë të ARRSH-së dhe të gjithë përfituesit e këtij tenderi korruptiv, do të veprojë Paketa Antimafia që në ditën e saj të parë. Jo vetëm ata do të përgjigjen para ligjit penal, por pasuritë e tyre nga Surreli në kontot e tyre bankare në Singapor, Ishujt Kajman (Cayman Island), në  Delaëare e kudo tjetër, do ti nënshtrohen ligjit Antimafia me rreptësinë më të madhe”, u shpreh Basha.

Kreu i demokratëve nga ana tjetër theksoi se kanë nisur procedurat për ritenderimin e zgjerimit të Unazës së Madhe, ku sipas Bashës, fshihet një tjetër aferë korruptive. Lulzim Basha kërkoi anulimin e plotë të garës që parashikon zgjerimin e kësaj rruge.

“Edi Rama po përgatit rimanipulimin e tenderit. Me qëllim që të mos ketë garë të ndershme, janë vënë kritere qesharake për vinç 450 tonë. Kjo tregon se kapari për vjedhjen tek Unaza është shumë i madh. Qëndrimi i PD është i qartë. Tenderi i Unazës duhet të anullohet i tëri. Të hetohet dhe çdokush të përfundojë para drejtësië. Çdo hap tjetër meriton përgjigjen më të ashpër nga banorët e unazës”, theksoi ai.

Sa i përket situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura të dëborës dhe ngricat në vend, Basha kërkoi hetim për kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të cilat nuk kanë pastruar rrugët.

“Unë i bëj thirrje sot Prokurorisë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e takspagaguesve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe të marrin përgjegjësi penale një për një, drejtuesit, pronarët e këtyre kompanive dhe zyrtarët përkatës, duke nisur nga ata që kanë nënshkruar kontratat e deri tek ministri e çdo autoritet tjetër shtetëror, në mënyrë që kjo vjedhje që po rëndon sot mbi shëndetin, mbi gjendjen e mijëra familjeve shqiptare të izoluara nga bora në veri, verilindje, juglindje dhe në jug, të mos mbetet pa përgjegjës, dhe që këto para t’i rikthehen arkës së shtetit, t’i rikthehen taksapaguesve”, u shpreh Basha.

Kreu i  PD-së akuzoi Edi Ramën si ndaluesin e hetimit të tre çështjeve kriminale. Ai ripërsëriti se nëse ligji nuk vepron njësoj për të gjithë do të ketë përballje civile.

“Atë të 20 milionë eurove të Saimir Tahirit dhe të grupit “Habilaj”. Dosjen e famshme “339”, ku kanë dalë si maja e ajsbergut deri më sot Vangjush Dako në bashkëpunim me grupin e Avdylajve. Dosjen e Dibrës, ku Damian Gjiknuri dhe hierarkë të lartë socialist janë përfshirë drejtëpërdrejt në manipulimin, shitblerjen e votës dhe përdorimin e paligjshëm të Policisë së Shtetit në zgjedhjet e Shtatorit 2016-s. Dhe tashmë edhe aferën e grupit kriminal të Bajrajve i cili është kontraktuar, kontaktuar dhe përdorur nga politikanë të lartë socialistë sëfundmi në zgjedhjet e vitit 2017-të”, u shpreh kreu i PD-së.

Deklaratat Basha i bëri në konferencën për shtyp të kësaj fundjave nga selia blu./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono