Basha takon tregtarët në Kavajë

20:08 | 13/04/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Kavajë, ku bisedoi me tregtarët e vegjël për përfshirjen e tyre në skemën e TVSH-s. Sipas shefit të opozitës, kjo taksë shkatërron biznesin e vogël.

Tregtarët e vegjël në Kavajë iu ankuan kryetari të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për përfshirjen në skemën e TVSH.

Sipas kryetarit të opozitës situata e veshtirë ku ndodhet biznesi do të rëndohet edhe më tepër nga ky vendim i qeverisë, i cili tha Basha i shërben oligarkëve.

“Ç’do të thotë? Do të ketë shkatërrim të biznesit, shkatërrim të ekonomisë, shkatërrim të vendeve të punës, ulje të konsumit, ulje të fuqisë blerëse. Të gjithë humbasin, madje edhe arka e shtetit do të humbasë. Të vetmit që do të fitojnë, janë një grusht oligarkësh që do t’i ju shkojë xhiroja që nuk do të vijë tek ju  por tek ata dhe qeveria dhe kryeministri që do ta japë me konçencion për vëllanë e vet”.

Kryetari i Partisë Demokratike nga Kavaja ftoi qyetarët t’i japin fund kësaj qeverie, që sipas tij, punon kundër interesave të shumicës.

“Filozofia e kësaj bande grabitqare është reduktuar në dy fjali: Merri shumicës dhe jepi pakicës. Edhe sot Edi Rama, me pesë kriminelë dhe pesë oligarkë, kërkon të mbajë peng gjithë Kavajen e gjithë Shqipërinë. Nuk e mban dot peng po të çohemi të gjithë bashkë. Dhe kjo është sot thirrja që kam sot ndaj jush: të ngrihet Kavaja, të ngrihet Shqipëria mos ta lemë peng të kësaj bande”./abcnews.al 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono