Basha takon programuesit e rinj: E ardhmja juaj do jetë në Shqipëri

17:30 | 14/02/202017:300

Kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me programuesit e ardhshëm në qendrën ”Startup-in Albanian Business Partners”.
Gjatë bashkëbisedimit, drejtuesi i kësaj qendre i shpreh shqetësimin Bashës se qeveria e taton dyfish. Basha ka siguruar programuesit e ardhshëm se “me vizionin e duhur qeverisës e ardhmja e tyre është këtu, në vendin e tyre, si garanci për mirëqenien e tyre dhe ekonominë shqiptare”.

Pjesë nga biseda

Drejtuesi i qendrës: Mirë se erdhe. Këtu kemi ekipin e zhvillimit. Atëhere jemi duke e marrë me disa projekte smart. Teknologjia është e ardhmja. Dhe Shqipëria ka treguar që të gjithë djemta dhe vajzat e reja, që kanë shumë pasion për teknologjinë mund të ecin shumë përpara në një kohë shumë të shkurtër.

Lulzim Basha: Se dhe qeveria ka detyrat e veta apo jo?!

Drejtuesi i qendrës: E vërtetë, e vërtetë. Qeveria mund ta lehtësojë jashtë mase shumë. Tatohemi dy herë. Nëse do të ishin më të ulëta padyshim që ato para do të shkonin për trajnime dhe do të shkonin për investime në kapitale njerëzore. Këtu kemi disa mendje të ndritura. Unë ngela shumë i impresionuar në fakt kur i mora në intervistë. Pa dyshim disa prej tyre kanë edhe ide interesante për Start- Up. Kështu që këtu ne mundohemi të diskutojmë edhe për çështjen e Start- Up. Pra se si ngrihet një Start- Up…

Lulzim Basha: Nuk ka profesion më të mirë se ky, edhe për ju që të rrini këtu edhe për Shqipërinë që të përfitojë. Sikur një pikë prej asaj që ka sot në botë të derdhet në Shqipëri këtu ka mundësi të pafundme për të gjithë Shqipërinë. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono