Basha takon kreun e PPE: Mos hapja e negociatave ndëshkon Shqipërinë

12:25 | 16/05/2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua në Sofje me Presidentin e Partisë Popullore Europiane Joseph Daul.

Takimi i paraprin pjesëmarrjes së zotit Basha sot në Samitin e PPE për Ballkanin Perëndimor, ku janë të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, Kryeministri i Austrisë Sebastian Kurtz, kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker, Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani, Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, dhe drejtuesit më të lartë të Bashkimit Europian, përfaqësues të partive të qendrës së djathtë europiane.

Në një njoftim për mediat nga PD thuhet se Basha konfirmoi qëndrimin e opozitës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Mos hapja e negociatave, theksoi Basha, do të ndëshkonte Shqipërinë dhe shqiptarët. që presin dhe meritojnë standarde europiane dhe do të ndihmonte krimin dhe politikanët që kanë tradhëtuar interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë duke bashkëpunuar me krimin për pushtetin dhe pasurimin e tyre.

Presidenti i PPE Joseph Daul e garantoi Kryetarin e Partisë Demokratike për mbështetjen dhe ndihmën e Partisë Popullore Europiane për shpalosjen e vizionit dhe planit të demokratëve për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono